Të mësosh të mendosh në mënyrë kritike mund të jetë një nga aftësitë më të rëndësishme që do t’u duhen fëmijëve të sotëm për të ardhmen. Në botën e sotme që ndryshon me shpejtësi, fëmijët duhet të jenë në gjendje të bëjnë shumë më tepër sesa të përsërisin një listë faktesh; ata duhet të jenë mendimtarë kritikë, të cilët mund të kuptojnë informacionin, të analizojnë, të krahasojnë, të bëjnë dallime, të nxjerrin konkluzione dhe të gjenerojnë aftësi të të menduarit të rendit më të lartë.
Ndërtimi i aftësive të mendimit kritik të fëmijës tuaj
Ndërtimi i aftësive të të menduarit kritik ndodh përmes ndërveprimeve të përditshme ndërsa flisni me fëmijën tuaj, bëni pyetje të hapura dhe lejoni fëmijën tuaj të eksperimentojë dhe të zgjidhë problemet.
Këtu janë disa këshilla dhe ide për t’i ndihmuar fëmijët të ndërtojnë një bazë për të menduarit kritik:
• Siguroni mundësi për lojë. Ndërtimi me trupa gjeometrikw, interpretimi i roleve me miqtë ose luajtja e lojërave në tavolinë, të gjitha ndërtojnë të menduarit kritik të fëmijëve.
• Ndalo dhe prit. T’i ofroni fëmijës tuaj kohë të mjaftueshme për të menduar, për të provuar një detyrë ose për të gjeneruar një përgjigje është kritike. Kjo i jep fëmijës tuaj një shans për të reflektuar mbi përgjigjen e saj dhe ndoshta për të përmirësuar, në vend që të përgjigjet me reagimin e tij të parë instinktiv.
• Mos ndërhyni menjëherë. Fëmijët kanë nevojë për sfida për t’u rritur. Prisni përpara se të hidheni për të zgjidhur një problem.
• Bëni pyetje të hapura. Në vend që t’u jepni automatikisht përgjigje pyetjeve që ngre fëmija juaj, ndihmojeni të mendojë në mënyrë kritike duke bërë pyetje si pwrgjigje: “Çfarë idesh ke? Çfarë mendon se po ndodh këtu?” Respektoni përgjigjet e tyre pavarësisht nëse j uduken të sakta apo jo. Mund të thoni: “Kjo është interesante. Më thuaj pse mendon kështu”.
• Ndihmoni fëmijët të zhvillojnë hipoteza. Marrja e një momenti për të formuar hipoteza gjatë lojës është një ushtrim i të menduarit kritik që ndihmon në zhvillimin e aftësive. Provoni ta pyesni fëmijën tuaj: “Nëse e bëjmë këtë, çfarë mendon se do të ndodhë?” ose “Le të parashikojmë se çfarë mendojmë se do të ndodhë më pas”.
• Inkurajoni të menduarit në mënyra të reja dhe të ndryshme. Duke i lejuar fëmijët të mendojnë ndryshe, ju po i ndihmoni të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese për zgjidhjen e problemeve. Bëni pyetje të tilla si: “Çfarë idesh të tjera mund të provojmë?” ose inkurajoni fëmijën tuaj të krijojë opsione duke thënë: “Le të mendojmë për të gjitha zgjidhjet e mundshme”.
Sigurisht, ka situata ku ju si prind duhet të ndërhyni. Në këto momente, është e dobishme të modeloni mendimin tuaj kritik. Ndërsa punoni përmes një procesi vendimmarrjeje, verbalizoni atë që po ndodh në mendjen tuaj. Fëmijët mësojnë duke vëzhguar se si mendoni. Marrni kohën për të lejuar fëmijën tuaj të lundrojë në problemet është integrale për zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik të fëmijës suaj në planin afatgjatë.