
Nga Pashako Xhafa,
Psikologe Klinike
Trauma e fëmijërisë nuk është gjithmonë një ngjarje e madhe, e qartë, apo një moment i vetëm.
Shpesh, ajo është një seri përvojash të vogla, të përsëritura, që na kanë mësuar të mbijetojmë duke u përshtatur.
Pse ndihesh i detyruar të shpjegohesh më tepër, nga frika mos të keqkuptojnë?
Pse të kap ankthi kur dikush është i zemëruar, edhe kur nuk ka fare lidhje me ty?
Pse përpiqesh të kesh të gjitha gjërat nën kontroll për t’u ndjerë më i sigurt?
Pse ndihesh fajtor/e pa shkak?
Pse e ke të vështirë t’u besosh njerëzve, edhe atyre që të kanë treguar kujdes?
Pse nuk thua dot “jo” edhe kur je i/e lodhur?
Pse nuk ndihesh mjaftueshëm, edhe kur ke bërë më të mirën tënde?
Ndonjëherë, trauma është:
👉🏼Mungesa e pranisë emocionale nga prindërit.
👉🏼Frika e heshtur që ndjeje në shtëpi.
👉🏼Të mos ndihesh i parë, i dëgjuar, apo i vlefshme.
👉🏼Detyrimi për të qenë “i mirë” që të mos shkaktoje probleme.
Nuk ka nevojë të ketë pasur dhunë të dukshme që të kesh plagë nga fëmijëria.
Ato plagë mund të shfaqen sot në mënyrën si reagojmë, lidhemi, dhe e shohim veten.
Shërimi fillon kur i pranojmë këto plagë, pa i minimizuar.