Mendimet na ndërtojnë ose na rrëzojnë: perspektiva e psikoterapisë kognitiv-bihejviorale

Përshkrimi i fotos

Nocioni qendror në të gjitha qasjet kognitiv-bihejviorale është se nuk janë ngjarjet në vetvete, por supozimet, pritjet dhe interpretimet e personit për ngjarjet, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e emocioneve negative (Beck & Emery, 1985; Clark, 1989).

Praktiviteti kryesor terapeutik i kësaj psikoterapie qëndron në punën me trinomin: mendim-emocion-sjellje. Mendime të caktuara shkaktojnë emocione të caktuara e në përgjigje të këtyr të fundit, ne kryejmë sjellje, reagime të caktuara.

Janë këto emocione negative që i bëjnë njerëzit të ndihen të depresionuar dhe në ankth dhe mund të çojnë në çrregullime emocionale të plota. Sipas teorive të bazuara në këtë psikoterapi, shqetësimi psikologjik është kryesisht një funksion i çrregullimeve të proceseve kognitive dhe ndryshimi i proceseve të të menduarit mund të prodhojë ndryshime të dëshiruara në afekt dhe sjellje. Qëllimi themelor i terapisë kognitive-bihejviorale është të ndihmojë klientin të identifikojë bindjet dhe supozimet “e rreme” dhe negative që qeverisin veprimet dhe më pas të gjejë mënyra për të zëvendësuar ose ristrukturuar supozimet me rregulla dhe pritje më realiste dhe pozitive.

Një marrëdhënie bashkëpunuese midis klientit dhe terapistit është në themel të kësaj qasjeje dhe trajtimi është përgjithësisht i kufizuar në kohë dhe psikoedukativ në natyrë. Kornizat njohëse për trajtim njohin dy nivele të të menduarit disfunksional. Së pari, supozimet dhe rregullat jofunksionale janë ato ide dhe bindje që kemi për veten tonë, mënyrën se si jetojmë dhe si ndikojmë tek individët dhe situatat përreth nesh. Për shembull, kur një situatë shkakton pritje, një person i depresionuar ose i shqetësuar përgjigjet me mendime negative të përsëritura.

Këto quhen “mendime automatike negative” ose “bisedë negative me veten”, sepse ato prodhohen pa përpjekje ose qëllim në përgjigje të një situate specifike (Hawton, Salkovskis , Kirk, & Clark, 1989). Besimet irracionale dhe bindjet personale në lidhje me situatat organizohen në “konstelacione” të cilat shkaktohen kur ne vendosemi në një situatë specifike (për shembull, të folurit në publik, drejtimi i një makine ose marrja e një vendimi). Beck e përshkruan këtë konstelacion rregullash dhe supozimesh si “skemë”. Një skemë njohëse është një kod me anë të të cilit njerëzit deshifrojnë dhe vlerësojnë përvojat dhe sjelljet e tyre dhe ato të të tjerëve.

Kur një skemë është e organizuar rreth një rregulli negativ ose jorealist, të gjitha përvojat filtrohen përmes këtij filtri ndëshkues dhe individët fillojnë ta shohin botën si të pasigurt dhe veten si të padenjë, të patalentuar dhe të padashur.

Terapia konjitive-bihejviorale është një qasje shumë direktive dhe e strukturuar që kërkon që klinicisti të luajë një rol aktiv dhe edukativ në terapi. Siç dhe u përmend, komponentët kryesorë në terapinë konjitive-bihejviorale janë identifikimi, ristrukturimi dhe/ose eliminimi i mendimeve negative, duke i mësuar klientit të kontrollojë përgjigjet autonome që zakonisht presin ndjenjat e ankthit dhe panikut, dhe të përdorë këto aftësi për të mbetur pa simptoma.