Mungesa e përqendrimit dhe e vëmendjes, vështirësitë e fëmijëve për të përfunduar detyra të caktuara që më parë kryheshin normalisht, vështirësia për t’u përshtatur me rutinën e re, janë shqetësimet kryesore të prindërve përgjatë kësaj periudhe. Në këtë shkrim gjeni disa hapa dhe teknika të strukturara e të ilustruara, të cilat ju vijnë në ndihmë dhe mund t’i zhvilloni në shtëpi…
Prindërit që kanë një fëmijë me ҫrregullimin e vëmendjes me hiperaktivitet, kanë një rol dhe përgjegjësi direkte sa i përket ndihmës që duhet t’u japin fëmijëve të tyre. Në mënyrë konkrete, ata duhet: Të nxisin motivimin e fëmijëve, duke treguar njëkohësisht shumë durim me ta. Të vendosin rregulla të qarta, të kuptueshme dhe rutina të mirëpërcaktuara. Është thelbësore që…