Kahlil Gibran
Fëmijët
Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu.
Janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.
Ti i sjell në jetë por nuk janë krijimi yt.
Janë pranë teje, por nuk të përkasin ty.
Mund t’u japësh atyre të gjithë dashurinë tënde,
por jo idetë e tua.
Sepse ata kanë idetë e veta,
Ti mund t’u japësh strehë trupit të tyre,
jo shpirtit të tyre.
Sepse shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes,
ku ti nuk mund të hysh, as edhe në ëndërr.
Mund të përpiqesh t’i ngjash atyre
por jo të duash që ata të të ngjajnë ty.
Sepse jeta nuk kthehet mbrapsht,
e nuk ndalon tek e djeshmja.
Përgatiti: Lorela Garuli