Koronavirus dhe rutina e re: si të riorganizojmë kohën me fëmijët në shtëpi? 7 Orientime praktike

E përditshmja e kujtdo është lëkundur praktikisht dhe emocionalisht nga prishja e rutinës. Në këtë shkrim do të përpiqemi të japim disa orientime sesi të riorganizojmë ditën e fëmijëve dhe të strukturojmë kohën me ta me oraret e reja.

Nuk shkojnë më në kopësht e në shkollë, koha dhe dita e tyre ka marrë një kuptim të ri. Duke qenë se në moshë të vogël ata nuk e kanë sensin e saktë të kohës dhe orareve, u takon të rriturve të vendosin rregulla dhe mënyra të reja, pasi mungesa e organizimit do të sillte kaos, panik dhe stres të panevojshëm.

Këshilla praktike:

  1. Të “ndërtohet” një rutinë e re, e ekuilibruar në kohën mes pushimit dhe detyrave (koha në karantinë nuk është kohë pushimesh).
  2. Të mos rrinë gjithë ditës me pizhama, të vishen normalisht.
  3. Cikli gjumë-zgjim të jetë në një orar të përshtatshëm dhe të ngjashëm me atë të kohës kur fëmija ishte në shkollë/kopësht.
  4. Të përcaktohet një orar për të mësuar dhe një tjetër për lojën.
  5. Të mos abuzohet me orët përpara ekraneve dhe përdorimin e teknologjisë.
  6. Angazhimi në ndonjë aktivitet fizik, nëse është e mundur.
  7. Kjo periudhë është një mundësi e shkëlqyer që fëmijët t’u kushtojnë kohë leximit, apo që prindërit t’u lexojnë më të vegjëlve përralla.

Përgatiti: Lorela Garuli

Add Your Comment