Të punosh dhe të mësosh nga fëmijët…! Nga Lindita Biraci, psikologe zhvillimi.

Të punosh dhe të mësosh nga fëmijët!

Të jesh me fëmijët është gjëja më e bukur në jetë. Ata duhen dashur pasi përndryshe kam frikë se do të mërziteni shpejt, do ezauroheni…
Nëse je i mbushur me dashuri ndaj tyre atëherë kjo është arritje.
Ne i mësojmë fëmijët por më së shumti mësojmë prej tyre sepse ata kanë ende atë që ne e kemi humbur prej kohësh.
Pra ky është shansi ynë i madh.
Mëso prej tyre….Ata ende janë të pastër, të patrembur, spontane, entuziaste, të pafajshëm, intuitivë e plot gëzim.

Detyra joneë është t’i ndihmojmë ata.
Në çfarëdo që ata bëjnë kanë nevojë për ne duke i ndihmuar të jenë aktivë, krijues, të gëzuar.
E kjo ndodh duke mbështetur me të gjitha mundësitë/mënyrat harenë dhe gjallërinë e tyre.
Kjo është e rëndësishme
Fëmijët nuk duhen krahasuar mes tyre…
Secili është i denjë në individualitetin e tij, ai është unik.
Është drite, rreze, shprese, gjallëri.
Një fëmijë është vetë jeta.
Udhëhiqini plot durim, dashuri e përkushtim.

Ashtu si kopshtari ndihmon pemën e tij, e ujit, krasit, prashit… por është natyra ajo që e rrit. Ashtu dhe fëmijën e rrit jeta, natyra e ju jeni kopshtari i tij!

 

NGA: LINDITA BIRACI

Psikologe zhvillimi

Add Your Comment