Pandemitë shkatojnë frikëra të rrënjosura thellë dhe modifikojnë sjelljet njerëzore. Gjatë pandemive gjendja emocionale e individit ka ndikim mbi reagimet dhe sjelljet tona ndaj rezikut të perceptuar. Sa më e madhe të jetë kjo frikë e perceptuar aq më shumë ankth, zemërim, panik shfaqen tek ne. Njeriu është qënie e lidhur fort me sigurinë dhe sapo ndjen që humbasim kontrollin mbi të përjetojmë ankth, frikë, panik të cilat janë reagime normale që vijnë nga nevoja për të kontrolluar situata që janë përtej fuqive tona dhe nuk i kontrollojmë dot. Kur individi shqetësohet shëndeti mendor fillon dhe humbet ekuilibrin.
Qetësia mendore cënohet. Reagime të mundshme në lidhje me stresin, ankthin dhe depresionin shfaqen dhe përfshijnë gjithë duke u shfaqur nga plani somatik (fizik), psikologjik, emocional dhe të sjelljes. Kemi dhimbje koke, çrregullime të gjumit, oreks të ulur, rënie të energjisë dhe lodhje.
Shqetësime dhe ndjenja të pasigurisë në lidhje me virusin. Ndjehemi të mbingarkuar nga ngjarjet, pamje negative e gjërave të përditshme ose ngjarjeve, prani të ndjenjave të dekurajimit, pasigurisë, trishtimit. Shumë nga ne provojnë sjellje të tilla si përqëndrim të ulët dhe si rrjedhojë më pak produktivitet, marrëdhënie të tendosura më familjarët, frustrim, agresivitet, tendencë për të shtuar përdorimin e alkoolit dhe cigares.
Frika është një nxitës për mbijetesë, na bën të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për atë që mund të perceptojmë si kërcënim. Frika dhe reagimet në klimën akuale janë plotësisht të natyrshme, por si mund të minimizojmë ndikimin e saj në aktivitetin e shëndetit tonë mendor në mënyrë që mos të cënohet qetësia jonë mendore?
Fillimisht le ta përdorim si thirrje për ndërgjegjësim për të bërë atë që rrit sigurinë tonë:
- Më shumë higjenë personale, distancim social, informim nga burime të sigurta si dhe ekspozim jo i tepërt ndaj informacioneve.·
- Duhet të kujdesemi për veten tonë duke mos lejuar akumulim të stresit dhe emocioneve negative, le të flasim mbi frikën tonë me njerëz që na bëjnë të ndihemi të kuptuar.
- Lejoni veten t’i përjetojë të gjitha emocionet gjatë ditës.
- Mbajmë kontakte me shoqërinë/familjarë të larguar përmes thirrjeve telefonike apo thirrjeve me video duke ndarë kujtime të bukura apo plane sesi mund të kalojmë pushimet kur kjo të marrë fund.
- Merruni me aktivitet fizik edhe në shtëpi.
Çelësi i suksesit është të menduarit në mënyrë pozitive.
Duhet të punojmë me mendimin negativ si : “Po më mbyt qëndrimi në shtëpi”, mund ta mendoni ndyshe “Po e kërkoja shumë këtë periudhë pushimi për të qënë i shplodhur dhe për të bërë gjërat që skisha kohë më parë, po rri më shumë më familjarët”.
“Do të prekem nga virusi,është e pashmangshme”, po sikur ta mendoni “unë do të bëj atë që mundem për të kontrolluar sjelljet e mia për sigurinë time, do të kujdesëm për higjenën, nuk do të bëj lëvizje jashtë shtëpie, nuk do të kem kontakte të ngushta me të tjerë”.
Në të githë botën njerëzit janë në karantinë dhe janë të detyruar të praktikojnë distancën sociale. Po mundohemi me dëshpërim të jemi të shëndetshëm në një botë që duket se është në kufi të çmendurisë.
Kështu që është koha më e mirë të mendojmë, reflektojmë dhe të zbulojmë botën brenda mendjeve tona! Dielli po shkëlqen ende! Besim!