Për një komunikim efektiv mësues-nxënës; çfarë duhet pasur parasysh. Nga Sidorela Karaj, psikologe

 

Shkolla është një nga vendet parësore, ku nxënësit mësojnë duke bashkëvepruar dhe përdorin strategji për të mësuar. Atmosfera e mirë social-emocionale nxit komunikimin efektiv dhe ndihmon nxënësit të zotërojnë aftësi të reja mësimore.

Por, ky proces nuk është aq i lehtë sa perceptohet shpesh! Mësuesit janë ata të cilët zhvillojnë shkathtësite e komunikimit efektiv. Dija dhe aftësia e tyre reflekton në zhvillimin e nxënësve.

Komunikimi është aftësia për të ndarë informacione,në të cilin përfshihet një dërgues dhe një marrës. Individi nuk zgjedh te jetë apo jo komunikues, por zgjedh mënyrën dhe se çfarë të komunikojë.                                                                                      Komunikimi është aftësia kyçe e punës, ku nëpërmjet tij  :

  • Japim dhe marim informacione
  • Japim dhe marim mbështetje emocionale
  • Marim vendime për zgjidhjen e problemeve
  • Ndikon në qëndrimet dhe sjelljet e të tjerëve
  • Ruajmë marrëdhëniet me të tjerët
  • Kuptojmë botën dhe përvojat tona
  • Kuptojmë nevojat e të tjerëve

 

Faktorët të cilët ndikojnë në komunikimin efektiv mësues-nxënës

  1. Zhurma – Shtrembëron mesazhin dhe pengon në nxënie
  2. Ankthi –Bllokon komunikimin duke shkaktuar gjendje të pakontrolluar emocionale. Shoqërohet me nervozizem, tension, frikë, panik etj
  3. Perceptimi- Përpjekja e nxënësve për të përmbledhur informacion jashtë përmbajtjes në mënyrë që të komunikojnë me mësuesit. Shoqërohet me vështirësinë të dëgjuar, shikuar, apo interpretuar.
  4. Sikleti fizik- Pengon angazhimin e nxënësve që të jenë bashkëpunues në proces. Ndikojnë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të individit.
  5. Paralajmërimi, fajësimi, etiketimi-Ndikon në krijimin e një mjedisi të sigurt, pozitiv dhe produktiv.
             
Për një mësimdhënie efektive:
  • Inkurajoni një mjedis produktiv të mësimit
  • Mësim bashkëpunues dhe krijimin e një marrëdhënieje pozitive mësues-nxënës
  • Paraqisni pyetje që provokojnë mendime në mënyrë që nxënësit të mendojnë dhe të bëhen të pavarur
  • Zbatoni një strategji efektive në administrimit e sjelljes
  • Shmangni etiketimet dhe diskutimet e problemeve personale të nxënësve

Add Your Comment