Pse disa fëmijë nuk flasin në situata të caktuara? Kur duhet të shqetësohemi? Nga Aurora Lushej, logopede

Ju ka ndodhur të takoni një fëmijë, i cili, pasi keni tentuar e tentuar të bisedoni me të, nuk ju ka kthyer përgjigje, është fshehur pas prindërve apo ka ulur kokën dhe keni menduar  me vete “Sa i turpshëm qenka!”. Madje, mund ti keni thënë prindit të fëmijës apo edhe vetë fëmijës “Sa i turpshëm qenke!”.  Është e vërtetë që fëmijët kanë karaktere të ndryshme, disa mund ta kenë shumë të lehtë të përshaten në një ambjent të ri, me njerëz të rinj dhe disa të tjerë mund të jenë më të tërhequr, kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur. Po kur kjo “kohë” zgjat shumë??

Është normale për fëmijët që të provojnë njëfarë ndrojtjeje kur ndodhen në një ambjent të ri, me fëmijë dhe të rritur të rinj për të, mbi të gjitha kur janë vetëm. Edhe fëmijët më socialë mund të kenë momentet e tyre të “heshtjes”apo reduktim të të folurit, pa ndonjë impakt të zgjatur në funksionimin ditor. Kjo lloj “heshtjeje” është e përkohshme dhe këta fëmijë flasin kur pritet që të flasin (përshembull, kur thirret emri i tyre në klasë ose pyeten nga një shok nëse duan të luajnë). Prindërit, kujdestarët, mësuesit apo edhe profesionistë të shëndetit mendor, mund ta cilësojnë si “ndrojtje” këtë lloj situate apo një faze e përkoshme që fëmija do ta kalojë. Ndrojtja prezanton një tërheqje fillestare që ndodh shpesh në situata të reja, fëmija është i heshtur gjatë fillimit të festës së ditëlindjes së shokut të tij, në javët e para të vitit të ri shkollor apo kur i kërkohet nga mësuesja të prezantohet me një grup të ri pa u përgatitur për këtë gjë më parë.  Ana tjetër e medaljes është kur fëmija vazhdon të jetë “i heshtur” dhe mos të përgjigjet, pavarësisht nxitjeve të shumta nga shokët, lojërave të shumta me ta, pas disa viteve në të njëjtën shkollë apo çdo herë kur në ambjentin e tij vjen një person i ri.

Lexo edhe

Si zhvillohen tek fëmija konceptet e numrave? Aftësitë përkatëse matematikore sipas secilës moshë.

Kjo situatë na drejton tek Mutizmi Selektiv. Mutizmi Selektiv është një Çrregullim Ankthi i cili karakteriozohet nga një pamundësi e fëmijës për të folur në ambjente sociale të tilla si: shkollë, ambjente publike apo aktivitete në komunitet, sporte etj., pavarësisht të qënurit i aftë për të folur në ambjente të tjera si ambjenti familjar. Pavarësisht se flasin lirisht në shtëpi, fëmijët me Mutizëm Selektiv duket sikur “ngrijnë” dhe qëndrojnë komplet të heshtur në situata sociale varësisht nga personi, vendi, situata apo aktiviteti. Kjo gjendje i pengon këta fëmijë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre dhe të angazhohen plotësisht në shkollë, me shokët, në aktivitetet shkollore, me fqinjët dhe komunitetin që i rrethon.

Tabela e mëposhtme paraqet dallimet midis “Heshtjes’ apo Ndrojtjes tek fëmijët pa Mutizëm Selektiv dhe tek ata me Mutizëm Selektiv.

 

 

Heshtja apo Ndrojtja tek fëmijët   që nuk kanë MS

 

  Heshtja tek fëmijët me MS

 

E përkohshme apo tranzitore

 

Persistente dhe e vazhdueshme

 

Me persona të rinj, në mungesë të kohës së njohjes me ta

 

Me njerëz të rinj, edhe pasi kanë pasur kohë të njihen me njëri-tjetrin

 

Kur një i rritur po flet apo jep mësim

 

Kur i drejtohen pyetje direkte nga i rrituri apo mësuesi

 

Gjatë bisedave “të vogla” me të rriturit

 

Në pushim apo kohën e drekës me shokët e klasës

 

Kur i kërkohet të përsërisë diçka për të disatën herë

 

Kur pyetet për gjëra bazike si mosha, emri apo hobet

 

Kur është më e leverdishme të dërgojë mesazh apo email

 

Në situata kur është shumë e rëndësishme të flasë, përshembull kur vritet apo kur ka nevojë për ndihmë

 

Pas një eksperience apo dite stresuese

 

Çdo herë kur një person i ri është prezent

 

Në ndryshim nga ndrojtja, Mutizmi Selektiv duhet trajtuar patjetër nga specialistët përkatës (psikologë, logopedë, punonjës social) sepse nuk kalon vetvetiu! Prandaj, vëzhgojini fëmijët/nxënësit tuaj që të kuptoni nëse është vetëm Ndrojtje apo diçka më shumë …

 

Add Your Comment