Kur vjen tema e seksualitetit, pyetjes së njohur “Si kemi ardhur në jetë” apo pyetjeve që lidhen me ndryshimet gjinore gabimi i parë dhe që jep një edukim jo të shëndetshëm është stepja, frika dhe anashkalimi i përgjigjes nga prindi.
Cilat janë disa nga format e gabuara që prindërit përgjigjen?
-“ O ma si kam lindur unë?”- pyet femija
-“Ҫfarë është kjo që po më pyet? Kush t’i mëson këto pyetje?”- pergjigjet e ema
Ose
“O babi si kam lindur unë?”- pyet fëmija
“Do ta marrësh vesh kur të rritesh”- përgjigjet babai
Prindër, të rritur që po lexoni këtë shkrim, kur fëmija ju drejton pyetje mbi seksualitetin GËZOHUNI sepse keni mundësinë e artë ta mirë edukoni dhe t’ja jepni ju informacionin që fëmija ka nevojë.
Jini të qartë, flisni me terma të thjeshtë, mësimet mbi trupin nisin që në moshën 3 vjecare.
Një sugjerim, lahuni së bashku më fëmijën, tregojini atyre sesi askush nuk duhet t’i prekë trupin. Lejojini ata t’ju drejtojnë pyetje. Mos i vendosni në siklet për faktin që ju pyesin por me thjeshtësi jepini përgjigje.
Nëse ju e bëni këtë gjë, ateherë do të rrisni një fëmijë të sigurt dhe me informacion të saktë.
Mos e konsideroni si temë “turpi”. Tema e seksualitetit nuk është turp; përkundrazi është një ndër proceset jetësore më domethënëse nga i cili të gjithë vijmë në jetë
Rritni djem të sigurt dhe rritni vajza të mirë informuara mbi seksualtitetin. Nëse e shihni veten në vështirësi apo ndiheni në siklet apo të pasigurtë lidhur me mënyrën sesi duhet t’i flisni fëmijës tuaj mbi këtë temë, atëherë drejtojuni një psikologu zhvillimi apo një profesionisti.
Dija është pushteti më i shëndetshëm për fëmijët.