Kur duhet të nisë larja e dhëmbëve të fëmijëve?

Nga Dr Ledja Adri, stomatologe

 

Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit. Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik. Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve. Higjena e gojës është shumë e rëndësishme sidomos gjatë shtatëzanisë. Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për t’u pastruar.

Shumë ushqime që i konsiderojnë të shëndetshme si : lëngjet e frutave,pijeve energjike,fruta të thata,patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu dhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj.

-Për të shmangur prishjen e dhëmbëve tek të vegjëlit prindërit duhet që:

– Të kufizojnë dhënien e ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë sheqer ose acide gjatë vaktit të ushqyerjes.

-Ofrojnë ujë dhe qumësht si pije të vetme të sigurta për dhëmbët e fëmijës që mund të jepen jashtë vakteve.

-Të shmangin dhënien e ëmbëlsirave apo pijeve acide para gjumit.

-Të kujdesen për mënyrat e larjes dhe pastrimit të dhëmbëve tek fëmijët e vegjël si dhe të kontrollojnë periodikisht dhëmbët e fëmijës së tyre tek dentisti i shkollës dhe të krijojnë një kalendar të ndjekjes së rregullt të fëmijës.

 

Larja e dhëmbëve

Larja e rregullt e dhëmbëve ul mundësinë e veshjes së dhëmbëve me një pllakë që përmban baktere të cilat shndërrojnë sheqernat ushqimore ne acide gërryese për dhëmbët. Larja e dhëmbëve duhet të fillojë që në moshën 6-muajshe kur fillohen ushqimet plotësuese apo sapo të dalë dhëmbi i parë. Larja e dhëmbëve si gjëja e fundit që bën fëmija para gjumit apo edhe në mëngjes pas ngrënies duhet të inkurajohet sa më herët dhe të mbikqyret nga një i rritur deri në moshën 7vjeçare. Kur fëmija është 2 vjeç mund të fillohet përdorimi i pastës së dhëmbëve me fluor,në sasinë e një kokrre bizeleje. Për parandalimin e kariesit ,lëvizjet që duhen bërë me furçën e dhëmbëve janë që të spostohet ajo duke filluar nga gingiva drejt fundit të dhëmbit. Fëmijët duhet të mësohen se nuk mjafton të kryhet kjo lëvizje vetëm nga pjesa e jashtme e dhëmbëve por edhe nga e brendshmja. Në kohë prej 3 min është e mjaftueshme për t’i ndihmuar fëmijët të lajnë dhëmbët e tyre. Kur fëmijët janë të vegjël deri në moshën 6vjeçare prindërit duhet t’i ndihmojnë në larjen e dhëmbëve.

Ato duhet të mësohen dhe të kontrollohen në këtë moshë. Fëmijët më të rritur duhen mësuar edhe si të shplajnë mirë dhëmbët,të rrotullojnë ujin nëpër gojë. Kjo ndihmon në shpëlarjen e pastës së dhëmbëve bashkë me grimcat e ushqimit. Kontrollet për dhëmbët duhet të jenë rutinë që në moshë të vogel..

 

Add Your Comment