Dëgjimi i muzikës së preferuar padyshim që na bën të ndihemi mirë dhe na argëton, por studiuesit kanë arritur në konkluzionin se fuqia e muzikës është akoma më e madhe, pasi ajo mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tonë fizik dhe mendor
1)Muzika redukton stresin
Sa herë që dëgjoni muzikën, niveli juaj i stresit ulet. Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi 60 për qind e të gjitha sëmundjeve tona, shkaktohen nga stresi. Një studim tregoi se njerëzit që prodhonin muzikë dhe këndonin, kishin sistem imunitar më të fortë sesa ata që thjesht dëgjonin muzikë apo te tjerë të cilët nuk preferonin të dëgjonin fare.
2) Muzika rrit inteligjencen verbale
Pas vetëm një muaji leksionesh muzikore, një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka treguar se 90 për qind e fëmijëve nga moshat 4 deri në 6 vjeç, kanë një rritje të inteligjencës verbale. Nuk ka rëndësi nëse jeni të rritur apo fëmijë, nëse dëshironi të nxisni aftësitë verbale, përpiquni të merrni leksione muzike.
3) Dëgjimi i muzikës mund të përmiësojë motivacionin
E keni menduar ndonjëherë pse ushtrimet fizike duken më të lehta teksa I kryejmë duke dëgjuar muzike ? Studiuesit kanë zbuluar se dëgjimi I muzikës me ritme te shpejta I motivon njerëzit të punojnë më shumë . Nëse po planifikoni të filloni stërvitjen ,sigurohuni më parë të keni dhe një listë me kë ngët ritmike qe ju pë lqejnë më shumë.
4) Muzika mund të ndihmojë të flesh më mirë
Pagjumësia është një problem serioz që prek njerëzit e të gjitha grupmoshave. Ndërsa ekzistojnë shumë mënyra për të trajtuar këtë problem, studime te ndryshme kane provuar se të dëgjuarit e muzikës klasike relaksuese mund të jetë një ilaç i sigurt, efektiv dhe i përballueshëm.Në një studim që shikonte studentët e kolegjit, pjesëmarrësit dëgjuan muzikë klasike, një audiobook, ose asgjë në gjumë për tre javë. Studiuesit vlerësuan cilësinë e gjumit si para ashtu edhe pas ndërhyrjes. Studimi zbuloi se pjesëmarrësit që kishin dëgjuar muzikë kishin cilësi dukshëm më të mirë të gjumit sesa ata që kishin dëgjuar audiobook ose nuk kishin marrë asnjë ndërhyrje.
5) Muzika mund të përmirësojë performancën njohëse
Hulumtimet sugjerojnë që muzika në sfond, ose muzika që luhet ndërsa dëgjuesi është kryesisht i përqendruar në një aktivitet tjetër, mund të përmirësojë performancën në detyrat njohëse te të rriturit. Kështu që herën tjetër kur jeni duke punuar në një detyrë, merrni parasysh që të ndizni pak muzikë në sfond nëse po kërkoni një nxitje në performancën tuaj mendore. Konsideroni të zgjidhni këngë instrumentale, dhe jo me tekste komplekse, të cilat mund të jenë shpërqëndruese.
MUZIKOTERAPIA : Terapia muzikore është disiplinë shkencore, një ndërthurje e muzikës me mjeksinë e psikologjinë, ku persona të kualifikuar (terapeutet muzikor) merren me trajtimin dhe shërimin e pacientëve që kanë probleme të ndryshme fizike dhe psikike.
Studimet tregojnë se terapia muzikore është e dobishme për të gjithë individët, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Përfitimet e terapisë muzikore përfshijnë ritmin e përmirësuar të zemrës, uljen e ankthit, stimulimin e trurit dhe mësimin e përmirësuar. Terapistët muzikorë përdorin teknikat e tyre për të ndihmuar pacientët e tyre në shumë fusha, duke filluar nga lehtësimi i stresit para dhe pas operacioneve deri te neuropatologjitë siç është sëmundja e Alzheimerit.
Si përfundim, dëgjimi i muzikës mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë; konsiderojeni dhe pë rpiquni të dëgjoni kënget e preferuara sa më shumë.