Përse është e rëndësishme që të mësojmë gjatë gjithë jetës? Nga Anxhela Dokolli, psikologe

Mësimi gjatë gjithë jetës është “ndjekja e vazhdueshme, vullnetare dhe e vetë-motivuar e njohurive, për arsye personale ose profesionale. Shpesh here ne priremi te mendojmë që mësimet do të mbarojnë sapo të mbarojë shkolla dhe universiteti. Kjo nuk është e vërtetë sepse mësimi është një proces që nuk mbaron kurrë, sigurisht nëse tek individët ekziston vullneti dhe dëshira e mirë për të mësuar. Të mësuarit përgjatë gjithë jetës ndikon pozitivisht në zhvillimin social, ekonomik dhe në mirëqenien mendore të individëve.

Përse është e rëndësishme që të mësojmë gjatë gjithë jetës?

• Përmirëson vetëbesimin

• Lufton mërzinë
• “Stërvit mendjen”
• Na ndihmon të fitojmë kualifikime të reja
• Rrit prespektivën e punësimit dhe promovimit
• Përmireson gjendjen ekonomike
• Zgjeron njohuritë
• Përmirëson shëndetin mendor
• Individët marrin kënaqësi personale dhe profesionale

Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë, është arritur në konkluzionin se të mësuarit përgjatë gjithë jetës mund të zbusë simptomat e Alzheimer.

 

Vende dhe mënyra për të filluar

Jeta e përditshme (komuniteti, fëmijët , puna , shoqëria). Njerëzit rreth jush (bëni pyetje gjithë kohës), vendet (muzetë ,parqet,natyra ), interneti (vetëm me një kërkim në google mund të mësoni pafund letërsi dhe libra, klasa online, universiteti; praktika dhe stazhet.

Këshilla

Qëndroni të motivuar. Bëhuni të hapur ndaj mundësive rreth jush. Qëndroni me njerëz qe studiojnë. Mos kini frike të dështoni. Mësoni nga gabimet tuaja, si dhe nga sukseset tuaja dhe gjithmonë përpiquni të mbeteni pozitiv. Shfrytëzoni teknologjinë. Eksperimentoni me mënyra të ndryshme të të mësuarit. Ndiqni një kurs. Bëje prioritet. Mësoni dikë tjetër. Pyesni shumë. Lexoni. Gjej një punë që lidhet me të mësuarit dhe bashkëpunimin.

Add Your Comment