Në funksion të qetësisë së fëmijëve: një teknikë e thjeshtë për t’u aplikuar në situata stresante. Nga Lorela Garuli, psikologe.

Fëmijët nuk i shpëtojnë stresit dhe frikës që ngjarjet aktuale të lidhura me COVID-19 na shkaktojnë.

Në këtë shkrim gjeni një teknikë të thjeshtë të cilën mund ta përdorim në formë loje. Qëllimi i saj është të na ndihmojë ne si të rritur të kuptojmë më mirë se çfarë e ndihmon fëmijën për t’u ndjerë i sigurt dhe të përpiqemi të rikrijojmë atë mjedis me anë të lojërave dhe lodrave, duke improvizuar brenda kontekstit familjar.

Teknika është si më poshtë:

“Ftoni fëmijën tuaj të imagjinojë ose të vizatojë një vend, situatë, që për të është i sigurt/i rehatshëm. Më pas, kërkojini ta përshkruajë atë. Në mënyrë që të kemi një ide më të plotë për motivet e kësaj zgjedhjeje të fëmijës, mund ta pyesim: Si është aty? Çfarë i pëlqen më shumë?, Kush tjetër është aty me të?, Çfarë sheh, nuhat, dëgjon, ndjen?”

 

Add Your Comment