Paracetamoli dhe Ibuprofeni: Një guidë e përdormit të tyre në moshën pediatrike

Nga Jona Sali, Farmaciste

 

Në punë në përditshmëri të shumta janë pyetjet nga prindërit lidhur me dy principë aktivë (paracetamoli, ibuprofeni) përsa i përket mënyrës së përdorimit të tyre në moshën pediatrike, indikimet përkatëse, kundërindikimet, efektet e padëshirueshme dhe dozimi.
Duhet theksuar fakti se paracetamoli dhe ibuprofeni në saj të veprimit antipiretik që ushtrojnë qetësojnë simptoma të tilla tek fëmijët si temperature, dhimbje etj.

PARACETAMOLI
Paracetamoli është antipiretiku më i përdorur nga prindërit në rast të një temperature të lartë të fëmijës së tyre. Krahas efikasitetit si princip aktiv ofron dhe siguri nëse përdoret në dozë terapeutike. Doza terapeutike është ajo dozë e nevojshme për të dhënë efektin e dëshiruar pa shkaktuar dëme. Kjo dozë është gjithnjë në proporcion me peshën (sidomos në moshën pediatrike).
Paracetamoli si mekanizëm veprimi frenon sintezën e prostaglandinës që është mediatore e inflamacionit, megjithatë ushtron vetëm dy veprime : antipiretik (kundër temperaturës) dhe analgjezik (kundër dhimbjes). Doza e këshilluar e paracetamolit është 10-15 mg për cdo 1kg peshë si një doze e vetme e marrë në rrugë orale si dhe 20mg për 1kg/dozë nëse administrohet në rrugë rektale. Marrim një shembull për tu kuptuar më qarte; një fëmijë që ka një peshë 20kg i nevojiten si një dozë e vetme në rrugë orale midis 200mg dhe 300mg( në varësi të temperaturës) dhe 400mg në rrugë rektale për cdo administrim. Nuk këshillohet të kalohet dozimi 100mg/kg përgjatë 24 orëve.
Me konkretisht për një fëmijë 20kg keshillohet të administrohen përgjatë ditës 8 suposte 250mg ndërsa në rastin e shurupit Tachipirina (paracetamol 125mg/5ml) 8ml deri 12.5ml në intervalin cdo 6h. Ndërsa për fëmijët në moshë nën 3 muajsh nuk këshillohet të kalohet doza 60mg/kg përgjatë 24 orëve, dhe për moshën 3deri 12 muajsh 80mg/kg gjatë 24 orëve. Nëse temperatura ( e cila duhet kuptuar se në vetvete nuk është sëmundje) vazhdon për më shumë se tre ditë atëherë konsulta me mjekun është shumë e nëvojshme.
Në cilën formë farmaceutikë duhet administruar paracetamoli?
Për fëmijët nga 0-7 kg këshillohet të administrohen pikat nga goja, dhe sherupi për fëmijët mbi 7kg peshë. Ndërsa përsa i përket administrimit në rrugë rektale suposte 62,5 mg- 125mg për fëmijët në peshë 3,2- 12kg. ndërsa supozitorët 250mg mund të përdoren nqs fëmijët janë mbi 11kg peshë dhe 500mg për fëmijët mbi 20kg.
Përdorimi i paractemolit si forma farmaceutike supozitorë për aplikim rektal këshillohet në ato raste kur fëmijët nuk i parapëlqejnë ti marrim nga goja, pasi mund ti shkaktojë të vjella. Por gjithsesi duhet treguar kujdes pasi mbi përdorimi i supozitorëve mund të sjellë irritim në zonën e anusit.
Farmakokinetika: Paracetamoli përthithet shpejt dhe pothuajse plotësisht nga aparti tretës.

INDIKIMET- Në saj të veprimit antipiretik dhe analgjezik indikohet në dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar dhe me lokalizime të ndryshme. Kunderindikimet: Mbindjeshmëri ndaj paracetamolit, dëmtim i rëndë i funksionit të mëlcisë dhe veshkave.
Efektet e padëshirueshme. Paracetamoli në përgjithësi tolerohet mirë nga organizmi. Në raste të ralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë,

Ibuprofeni: Si medikament bën pjesë në grupin e AIJS ( anti inflamatorëve jo steroidë) dhe ushtron tre veprime: antiinflamator, analgjezik, antipiretik. Eshtë një princip aktiv shumë i njohur dhe i përdorur në moshën pediatrike ( gjithnjë nën këshillën e mjekut/ farmacistit). Doza e këshilluar për tu përdorur është 7-10mg për 1kg peshë si një dozë e vetme në një interval cdo 8 orë ( dhe doza maksimale që nuk duhet të kalohet 20-30mg/kg -peshë).
Forma farmaceutike (shurup) e ibuprofenit përdoret për moshën pediatrike. Në tregun farmaceutik Shqiptar gjëndet nën emrin tregtar DIMIDON (20MG/1ML) dhe për një fëmijë në peshë 20kg këshillohet 140mg-200mg si një dozë e vetme (në varësi të temperaturës) dhe 7-10ml shurup si një dozë e vetme në rrugë orale.
Përsa i përket indikimeve ky princip aktiv përdoret në dhimbje dhe tempertuarë me etiologji të ndryshme.
Efekte të padëshiruara: Njësoj si të gjithë anti inflamatorët jo steroid dhe ibuprofeni shkakton efekte anësore krysisht në sistemin gastro intestinal (diarre, të vjella, dhimbje abdominale). Eshtë konstatuar gjithashtu dhe reaksione alergjike në lëkurë. Ndaj gjithnë në rast shfaqje të efekteve anësore duhet kontaktuar me mjekun dhe farmacistin.
Ruajtja e paracetamolit dhe ibuprofenit pavarësisht formës së tyre farmaceutike duhet të jetë në temperaturën e mjedisit , vende pa lagështi dhe gjithnjë larg fëmijëve.
Në rast të një incidenti mbidozimi gjithnjë duhet ti drejtohemi institucionit më të afërt shëndetësor.
Ajo cka gjithashtu këshillohet është konsumi i lëngjeve gjatë marrjes së paracetamolit/ ibuprofenit duke qënë se dehidratimi rrit mundësinë e efekteve toksike.

JONA SALI
FARMACI ”MAJLINDA” DURRES

Add Your Comment