Sot ndoqa per here te pare programin Just Dance (pas shume kohesh qe nuk ndjek programe televizive argetuese, konkuruese apo te cdo lloji qofshin), per arsye se dy nxenese te miat konkurojne si pjese e nje grupi kercimi. Duke qene se njeren e kam ndjekur prej vitesh, sigurisht performanca e tyre me emocionoi.
U ndjeva mire per mundesite qe iu ofrohen, per konkurencen, rendesine e punes ne grup dhe vlera te tjera qe brendesojne, mbi te gjitha suksesin e tyre.
Nga ana tjeter pesova nje zhgenjim dhe lendim njekohesisht.
Televizioni, ky mjet kaq i fuqishem, ne nje kohe kaq te veshtire, ne krizat qe vlerat po pesojne, qe te rinjte e sotem po perjetojne, mund te beje magji ne persosje, ne edukim, ne permiresim, ne brumezim, ne shembje modelesh qe kane hyre si gangrene ne shoqerine tone, sot me habiti.
Televizioni e kerkonte me cmos audiencen duke promovuar sherrin, fjalorin e varfer, ulerimen, mungesen e etikes (ne sjellje, ne veshje). Televizioni sot promovonte modelin qe ne mesues, prinder, intelektuale, shkrimtare, sociologe, psikologe, po perpiqemi te “luftojme” cdo dite. Nje lufte e ashper perball modelit te te pasurit bosh, te fortit fajlorvarfer, te bukurit arrogant, te famshmit te befte, te liderit ne eksrazen e lidershipit.
Ende kete do te vazhdoje te thote shoqeria dhe media shqiptare ne vitin 2021? Ji kokebosh, nxirr bycen, sherrosu, bertit dhe do te ecesh.
Kur u erdhi rradha gocave te mia me qetesi e fisnikeri performuan dhe madje edhe e fituan sfiden. Iu dergova nje mesazh te gjate keshillimi e urimi duke iu thene ne fund:
“Forca dhe sa me shume pune. Gocat e mira nuk kane dale nga moda.”
Keshtu shpresoj dhe per kete luftoj, bashke me shume shoke, miq e kolege qe e mendojne si une.