6 orientime dhe lojëra sesi të ndihmojmë fëmijët të përmirësojnë gramatikën

Nga Mariglena Muçi, psikologe

Gjatë gjithë historisë, shkrimi nga format e para të tij deri në ditët e sotme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në komunikim. Gramatika është një aspekt i rëndësishëm i formave gjuhësore.

Disa fëmijë kanë vështirësi në mësimin e rregullave gramatikore. Kjo mund të ndikojë aftësinë e tyre për të kuptuar çfarë u thonë dhe aftësinë e tyre për t’u shprehur. Fjalitë e tyre mund të jenë të pamaturuara ose, në rastin më të keq, të fragmentuara dhe telegrafike, pasi fëmijët përpiqen të lidhin fjalët bashkë. Kështu ajo iu duket shumë e ndërlikuar dhe i bën ata konfuzë.
Gjithsesi, gramatika e saktë është e rëndësishme për shkrimin dhe suksesin e tyre si nxënës, student apo punonjës së ardhshëm. Prandaj është e rëndësishme të njihni disa metoda të thjeshta për të përmirësuar aftësitë tuaja gramatikore.

Më poshtë listohen 6 orientime kryesore se si të përmirësoni gramatikën tuaj:

1. Leximi është numër “një” për të përmirësuar aftësinë gramatikore. Kur lexoni iu përforconi gramatikën e saktë në mendjen tuaj! Mund të jetë shumë e dobishme nëse lexoni me zë të lartë, sepse kombinimi i të parit, të thënit dhe të dëgjuarit ndihmon në forcimin e asaj që keni mësuar. Në këtë mënyrë leximi iu ndihmon jo vetëm në përmirësimin e gramatikës, por edhe në rregullimin e shkrimit, përmirësimin e fjalorit dhe rrjedhshmërisë në të folur. Kështu kërkojuni fëmijëve tuaj të lexojnë sa më shumë libra dhe sindomos me zë të lartë.

2. Manuale gramatikore
Kur shkruani është e rëndësishme të keni një libër reference të plotë aty pranë, me të cilin mund të këshilloheni herë pas here. Kështu, sa herë që lind një pyetje gramatikore mund t’i referoheni manualit gramatikor për të marrë përgjigjen e saktë. Në ditët e sotme, për gjuhën shqipe mund t’i referoheni edhe fjalorit “shqip-shqip” online, i cili ju ndihmon me gramatikën ose kuptimin e fjalëve që nuk njihni mirë. Po kështu,  në librari apo biblioteka mund të gjeni plot libra udhëzues për gramatikën. Këto mund t’ua sugjeroni fëmijëve tuaj, ose mund të punoni sëbashku me ata.

3. Dalloni “rrënjën” e fjalës
Kur jeni të lirë, mund të zhvilloni praktika ose lojëra të ndryshme për të kontrolluar veten dhe përmirësuar gramatikën. Këtë mund ta bëni edhe me fëmijën tuaj! Merrni fjalë të ndryshme dhe dalloni rrënjën e fjalës, pastaj përcaktoni parashtesat ose prapashtesat që mund të marrë. Shpesh kjo është pjesa ku njerëzit kanë më shumë tendencë të gabojnë.

4. Vërtetim…me zë të lartë
Kur rilexojmë një pjesë të shkruar, truri ynë “mbush “ boshllëqet e informacionit të munguar. Megjithatë ne jo gjithmonë i kapim gabimet tona. Prandaj lërini fëmijët tuaj të lexojnë me zë të lartë pjesët që kanë shkruar dhe dëgjojini me vëmendje. Kështu iu dalloni nëse është përdorur gramatika e saktë apo jo dhe iu kërkoni fëmijëve të bëjnë korrigjimet.

5. Shkrimi
Ashtu si ndihmon leximi në përmirësimin e gramatikës, ndihmon edhe shkrimi. Sa më shumë të shkruani gramatikën e duhur, aq më natyrshëm vjen tek ju. Prandaj kërkojuni fëmijëve tuaj të shkruajnë tekste të ndryshme, të kopjojnë një pjesë të caktuar në libra ose vërini në provë duke iu bërë diktim. Kjo do t’i ndihmojë shumë të përmirësojë aftëinë e tyre me gramatikën.

6. Praktika
Në gjithçka metoda më e mirë është praktika. Në internet, na saj të një kërkimi të thjeshtë mund të zbuloni një mori faqesh, që ofrojnë lojëra dhe ushtrime gramatikore. Mund të merrni nga ato ose mund t’i krijoni edhe vetë dhe të argëtoheni me fëmijën tuaj. Në të njëjtën kohë iu e ndihmoni atë të përmirësojë aftësistë gramatikore. Si shembull mund të përmendja:
a. Loja “20 pyetje”, shkruani në një letër ose karton, në formën e një etikete një fjalë psh emrin e një këngëtari dhe të tjerët bëjnë pyetje deri sa gjejnë. Është këngëtar? Është i huaj? Është i ri? etj.
b. Loja “shiko, mbulo, shkruaj, kontrollo” , provon veten, zgjedh një etiketë me një fjalë, e shikon fjalën psh DHELPRA e mbulon me dorë, e shkruan dhe më pas e kontrollon si e ke bërë.
c. Loja “vizato një person”, tregoji një person fëmijës  dhe kerkoji ta vizatojë dhe përshkruajë psh. është e gjatë, bionde, me sy kafe etj. Kjo mënyrë e ndihmon të mësojë mbiemrin.
d. Loja e roleve “role play” , mund ta vendosni fëmijën për të luajtur një rol në një situatë të caktuar psh. një situtatë me policin dhe një shofer në trafikun e makinave.
e. Loja e pantonimeve duke bërë një veprim me shenja dhe duke u kërkuar të gjejnë fjalën.

Në çdo moshë ju mund të përfitoni nga përpjekjet, që bëni për të përmirësuar gramatikën tuaj. Përdorni metodat e mësipërme rregullisht dhe do të përmirësoni sa aftësitë tuaja gramatikore.

Add Your Comment