A duhen lënë fëmijët të fitojnë gjithmonë? Si t’i mësojmë të pranojnë humbjen?

Përshkrimi i fotos

Sa herë prindërit luajnë me fëmijët, kanë tendencën t’i lënë ata të fitojnë, gjë që ju sjell shumë gëzim.

Mirëpo në këtë mënyrë, ne nuk i përgstisim fëmijët siç duhet për atë që i pret në jetën reale, ku do të përballen si me fitoren, ashtu edhe me humbjen.

Dhe një nga aftësitë më të rëndësishme me të cilat prindërit mësojnë fëmijët e tyre, është aftësia për të pranuar e përballuar humbjen.

Si t’i mësojmë fëmijët të pranojnë humbjen në një lojë?

  • Mos e trajtoni humbjen si diçka për të cilën nuk disktuohet, flisni për të: çfarë është, çfarë ndjesish përjeton.
  • Vini në dukje shembujt në jetën reale të humbjeve të mira dhe humbjeve të dobëta ndërsa shikoni sporte dhe organizime të tjera së bashku.
  • Shiko bashkë lojra sportive, votime, konkurse për t’ju mësuar fëmijëve reagimet e qëndrimet ndaj humbësve.
  • Mësojini që kur jemi një humbës i mirë, e shijojmë më shumë lojën apo pjesëmarrjen në garë. Kjo do të ndihmojë të tjerët të dëshirojnë të luajnë me ne më shumë dhe të na ndihmojë të jemi një mik i mirë.
  • Pasi emocionet të jenë ftohur nga humbja, lajmi i mirë është se si kemi mbijetuar akoma, çfarë mund të mësojmë nga përvoja dhe si ngjarjet mund të jenë argëtuese pavarësisht nëse humbasim, gjë ndihmon shumë në vetëbesimin e fëmijës.

Dhe këshilla më e mirë: Vërini në zbatim pikat e mësipërme.

Add Your Comment