Shtrëngimi dhe kërcitja e dhëmbeve gjatë natës, është një veprim i pavullnetshëm i muskujve që kanë lidhje me përtypjen dhe tek fëmijët adoleshentë mund të jetë një sinjal se fëmija mund të jetë viktimë e bullizmit. Prandaj nëse e vëreni mos e injoroni.
“Oral health foundation” kreu një studim me disa adoleshenë në Brazil. 65% e tyre kishin episode të bruksizmit dhe madje ishin edhe viktima të bullizmit, ndërsa pjesa tjetër nuk kishin episode të asnjërës prej tyre.
Bruskizmi është i përhapur tek shumë fëmijë, dhe sipas ekspertëve ky fenomen lidhet me një situatë që shkakton stres dhe ankth, e për pasojë gjumi i fëmijës nuk është i qetë, madje e nesërmja mund të shoqërohet me dhimbje koke.
Shpesh nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur por është një fenomen shumë i përhapur dhe personat që vuajnë prej tij e kanë të vështirë t’i shprehin emocionet.
Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës është një mënyrë për të shkarkuar tensionet e ditës dhe në rastet më të përshkallëzuara, mund të tregojë se fëmija është viktimë e bullizmit.