Na ndodh pothuajse të gjithëve që rrugën e kthimit nga pushimet ta bëjmë të mërzitur, dhe të mendojmë që në atë moment për pushimet e radhës.
Këtë ndjesi e kanë edhe më të theksuar fëmijët, pasi janë ata që i shijojnë më shumë pushimet.
Ekspertët këshillojnë që prindërit t’i shpenzojnë paratë e tyre më shumë për të kaluar pushime me fëmijët sesa t’u blejnë lodra atyre, entuziasmi i të cilave mbaron shumë shpejt.
“Pushimet familjare vlerësohen nga fëmijët, si në momentin kur jeni duke pushuar dhe për një kohë të gjatë në kujtesën e tyre”,- thotë psikologu Oliver James.
“Ka të bëjë me bisedat më të lirshme me prindërit, ngrënien e një akulloreje, apo me faktin që interesat e fëmijëve merren më shumë parasysh. Pra, nëse do të shpenzoni para për diçka, është e qartë se cili opsion ka më shumë kuptim”.
Udhëtimi me fëmijët gjithashtu mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e trurit, sepse njohja e vendeve të reja ofron përvoja që ndihmojnë bashkëveprimin shoqëror, fizik, ndijor.