Kur fëmijët qajnë, si një mënyrë për të shprehur emocionet që ndiejnë, kjo për prindërit është diçka jo e këndshme. Aq më tepër kur fëmijët e kanë t ëvështirë t’i komunikojnë ndryshe ndjesitë, përveçse duke qarë.
Në këto çaste është shumë e rëndësishme të qëndroni pranë tyre për gjtihçka kanë nevojë dhe mbi të gjitha të mos tentoni t’i pushoni duke u thënë “mos qaj”. Në vend të kësaj shprehjeje, ka fraza të tjera më efektive dhe më ndihmuese për fëmijët.
Disa fraza që mund t’u thoni fëmijëve kur qajnë:
- Jam këtu për të ndihmuar.
- E kuptoj që po kalon një moment të vështirë.
- Nuk është gabim të ndihesh i/e mërzitur.
- Si thua të largohemi nga e gjithë kjo, të bëjmë pak pushim?
- Të dua shumë.
- A ke nevojë për ndihmë?
- Më trego çfarë ke dhe çfarë ndjen që të mund të ndihmoj.
- Mbaj mend që ti…
- Do përpiqemi bashkë të gjejmë një zgjidhje.