Disa fraza që mund t’u thoni fëmijëve kur qajnë

Kur fëmijët qajnë, si një mënyrë për të shprehur emocionet që ndiejnë, kjo për prindërit është diçka jo e këndshme. Aq më tepër kur fëmijët e kanë t ëvështirë t’i komunikojnë ndryshe ndjesitë, përveçse duke qarë.

Në këto çaste është shumë e rëndësishme të qëndroni pranë tyre për gjtihçka kanë nevojë dhe mbi të gjitha të mos tentoni t’i pushoni duke u thënë “mos qaj”. Në vend të kësaj shprehjeje, ka fraza të tjera më efektive dhe më ndihmuese për fëmijët.

Disa fraza që mund t’u thoni fëmijëve kur qajnë:

  1. Jam këtu për të ndihmuar.
  2. E kuptoj që po kalon një moment të vështirë.
  3. Nuk është gabim të ndihesh i/e mërzitur.
  4. Si thua të largohemi nga e gjithë kjo, të bëjmë pak pushim?
  5. Të dua shumë.
  6. A ke nevojë për ndihmë?
  7. Më trego çfarë ke dhe çfarë ndjen që të mund të ndihmoj.
  8. Mbaj mend që ti…
  9. Do përpiqemi bashkë të gjejmë një zgjidhje.

Add Your Comment