Vëmendja e prindërve në celular, fëmijët ndihen të zhvlerësuar

Një studim nga Universiteti i Milan-Bicocca, botuar në Journal of Social and Personal Relationships, zbuloi vëmendja e tepruar ndaj celularit tuaj në prani të fëmijëve, mund të përkeqësojë marrëdhëniet familjare si dhe të ketë pasoja në mirëqenien psikologjike të fëmijët.

Celulari zhvlerëson marrëdhëniet shoqërore

Studimi bazohet në të ashtuquajturin fenomen të “fubbing”, sjellje në të cilën njerëzit në një kontekst shoqëror e injorojnë bashkëbiseduesin përpara prej tyre, duke ia kushtuar të gjithë vëmendjen celularit të tyre. Luca Pancani, studiues në departamentin e Psikologjisë në Milan-Bicocca, shpjegoi se fubbing-u është veçanërisht i rëndësishëm për t’u studiuar sepse gjithëprania e telefonëve celularë do të thotë që ky fenomen mund të zbatohet nga kushdo dhe në çdo kohë. Deri më sot është studiuar kryesisht brenda punës dhe marrëdhënieve në çift dhe hulumtimet tregojnë se ata që e pësojnë fenomenin kanë pasoja negative në mirëqenien e tyre psikologjike, zhvlerësojnë marrëdhënien me kolegët ose partnerët dhe në rastet më serioze, zhvillojnë simptoma depresive.

Fëmijët ndihen të injoruar nga prindërit e tyre

Ekipi i studiuesve italianë zhvilloi pyetësorin e parë për të matur ndjesinë që fëmijët vuajnë nga nënat dhe baballarët, duke mbledhur të dhëna për një mostër prej mbi 3,000 adoleshentësh (të moshës midis 15 dhe 16). Rezultatet e hulumtimit konfirmuan hipotezën fillestare të studiuesve: adoleshentët që ndiheshin më shumë viktima të fubbing nga prindërit e tyre, gjithashtu ndiheshin më larg prej tyre, të shkëputur nga shoqëria, të injoruar.

Hulumtimi do të vazhdojë të hetojë ciklin e fenomenit: nuk janë vetëm fëmijët që vuajnë fubing nga prindërit e tyre, por edhe prindërit që e vuajnë atë nga fëmijët e tyre dhe kjo do të ushqejë një rreth vicioz që do të rrisë pasojat e tij brenda të gjithë familjes.

Add Your Comment