Të gjithë fëmijët, edhe nëse janë shumë të bindur, kalojnë një fazë që shoqërohet me zemërime të shpeshta e me “jo”-në si përgjigje ndaj kërkesave të prindërve.
Është një fazë kalimtare
Tekat e fëmijës janë fazë kalimtare në jetën e tyre pasi është momenti që fëmija mëson të fitojë pavarësinë.
Të thënit “jo” nënkupton në fakt një mënyrë për t’u diferencuar nga “të mëdhenjtë”, nga të cilët ai ka qënë deri tani në varësi të plotë. Tashmë ai ka nevojë të tregojë personalitetin e tij.
Figura kryesore me të cilën ka qënë më tepër i lidhur është ajo e nënës dhe pikërisht me të duhet të fillojë të krijojë “distanca” në mënyrë që fëmija të njohë veten.
Qëndrimi i prindërve
Vendosni disa rregulla të qarta dhe sigurohuni që ato të zbatohen. Mos e teproni me pafundësi rregullash, sepse fëmija do të hutohet dhe do jetë më e vështirë të menaxhohet.