A është gabim të duam lirinë edhe kur jemi në një marrëdhënie

Cilat janë avantazhet e të qenit single, pra jo në një lidhje ose në martesë?

Personat që e shijojnë shumë të qenit vetëm, pa një partner mund të listojnë shumë avantazhe të jetës që kanë zgjedhur të bëjnë, ku ndër kryesoret është liria dhe pavarësia.

Për njerëzit beqarë, liria është e integruar në jetën e tyre të përditshme. Brenda kufizimeve të burimeve dhe mundësive, ata duhet të vendosin se si e shpenzojmë kohën dhe paratë, me kë shoqërohen dhe nëse duan të dalin apo do zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi nën luksin e komoditetin që ndonjëherë ofron vetmia. Ata flenë dhe zgjohen kur të dëshirojnë, nuk kanë me kë të konfliktohen për telekomandën e televizorit, për radhën në tualet, apo për ushqimet në frigorifer.

Shpesh pavarësia dhe liria u jep shumë më tepër mundësi të ndërmarrin edhe rreziqe e aventura që u përmbshin shpirtin, për të cilat do mendoheshin dy herë nëse do ishin në një lidhje.

Beqarët vlerësojnë më shumë lirinë dhe marrin më shumë lumturi prej saj

Psikologu Elyakim Kislev ka analizuar të dhëna nga më shumë se 200,000 njerëz nga më shumë se 31 kombe evropiane që morën pjesë në Sondazhin Social Evropian gjatë periudhës kohore 2002-2014. Në studim, pjesëmarrësit u pyetën se sa kujdeseshin për vlerat individualiste, ekspresive dhe post-materialiste të lirisë, krijimtarinë, të provuarit të gjërave të reja dhe argëtimin.

Pjesëmarrësit e pamartuar në sondazh – qofshin të divorcuar, të ndarë, apo të ve, apo kishin qenë beqarë gjatë gjithë jetës së tyre – vlerësonin lirinë më shumë sesa pjesëmarrësit që ishin martuar. A ka ardhur kjo me një kosto për lumturinë e tyre? Përkundrazi. Njerëzit që i vunë një vlerë më të lartë lirisë, krijimtarisë, të provuarit të gjërave të reja dhe argëtimit ishin më të lumtur sesa ata që i vlerësonin më pak këto përvoja.

A jeni ndjerë ndonjëherë fajtorë që doni lirinë tuaj?

Ju mund të jeni në një lidhje e sërish ta doni lirinë tuaj. Kjo nuk do të thotë se nuk doni partnerin. Ka vend për të pasur ndjesi për të dy, edhe të doni partnerin, por nga ana tjetër të dëshironi gjithashtu të jeni të lirë.

Disa çifte gjejnë mënyra për ta adresuar këtë dilemë. Për shembull, disa mund të qëndrojnë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, por jetojnë më vete.

Megjithatë, ndjenjat e fajit që ju doni dëshpërimisht lirinë, ndoshta mund të tregojnë se partneri me të cilin gjendeni nuk është i duhuri. Ka pasur raste kur partneri/partnerja që është ndjerë në faj, është ndarë dhe më pas në marrëdhëniet e ardhshme ka kuptuar se gjithçka ka funksionuar më së miri. Problemi mund të jetë një partner që ju pengon nga liria individuale.

Por, liria është pjesë shumë e rëndësishme e qenies sonë dhe asnjëherë mos u ndjeni në faj që e doni.

Add Your Comment