Shumë çifte për të shpëtuar martesën apo marrëdhënien e tyre, zgjedhin që të dy bashkë t’i drejtohen një specialisti për të identifikuar e më pas trajtuar problemet mes tyre. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që të zgjidhni terapistin e duhur për marrëdhnëien tuaj.
Këto katër pyetje do t’ju ndihmojnë të kuptoni rreth terapistit me të cilin do të ndiqeni:
1. Çfarë trajnimi profesional keni për marrëdhëniet në çift?
Ka shumë klinika që praktikojnë terapinë në çift pa pasur trajnimin e nevojshëm. Shumë terapistë mendojnë se dinë për marrëdhëniet sepse kanë qenë në to. Ndërsa përvoja personale është thelbësore, nuk është e mjaftueshme për një terapist, kur gjërat bëhen të paqëndrueshme me një çift. Terapisti i një çifti ka nevojë për një bazë të fortë në disa teori marrëdhëniesh dhe një grup mjetesh për të ndihmuar çiftet të zgjidhin problemet e tyre.
2. Cili është pozicioni i terapistit të çiftit për martesën?
Do të ishte më së miri të gjesh dikë, pozicioni i të cilit në lidhje me martesën pasqyron vlerat e tua dhe ju keni të drejtë të dini se kë keni përballë. Për shembull nëse ju doni të shpëtoni martesën, nuk këshillohet të ndiqeni me një terapist që është kundër martesës dhe nuk beson tek ajo.
3. Sa vite keni që trajtoni marrëdhëniet në çift?
Jo gjithmonë përvoja dhe vitet janë garanci për suksesin e një terapisti, por sidoqoftë është faktor që duhet marrë në konsideratë.
4. A jeni të hapur për disa seanca provë?
Nuk është e lehtë të vendosësh për një terapist bazuar në një telefonatë ose një seancë. Ju duhen të paktën katër seanca për të përcaktuar nëse terapisti dhe metodat e tij janë të përshtatshme për ju. Sidoqoftë, është shumë e lehtë të kesh një seancë të shkëlqyer të parë. Por pas katër senancave, do të keni një ide më të mirë nëse jeni me dikë që është i duhur për ju.
Këto katër pyetje nuk janë garanci për të gjetur terapistin perfekt për marrëdhëniet në çift, por janë një pikënisje e mirë dhe çdo person që merrni në konsideratë për të zhvilluar terapinë, duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Nëse nuk janë, ky është informacion i rëndësishëm edhe për ju. Ju tregon se është koha të kërkoni dikë tjetër.