Pse duhet të ndërhyjmë herët në çrregullimet e Spektrit të Autizmit?

Nga Sidorela Ymeri, Aba Center Child Therapy

Ndërhyrja e hershme intensive, thuhet, është çelësi i “rezultateve optimale” për fëmijët me autizëm.
Pse duhet të ndërhyjmë herët?

Sepse në tre vitet e para, mendja dhe truri zhvillohen me shpejtësi të madhe. Kjo periudhë është mjaft kritike për ecurinë e “gurëve kilometrike/themeltarë” të zhvillimit në marrëdhëniet sociale, në komunikim dhe në të menduarit, të cilët janë blloqe të themeleve të të nxënit në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Sa më i madh në moshë fëmija, aq më e vështirë bëhet kjo ndërmarrje.

Problemi është të kuptuarit dhe vlerësimi i këtyre “gurëve kilometrikë” dhe roli i pediatërve, është i pazëvendësueshëm në këtë proces. Ndërhyrja e hershme përfshin fëmijën dhe tërë familjen, të cilët do të punojnë ngushtësisht më grupin e profesionistëve. Në disa lloj ndërhyrjesh të hershme, terapeuti u shkon fëmijëve në shtëpi. Ky proces terapeutik kërkon përfshirjen edhe të prindit, duke e mësuar sesi të kryejë pjesë të terapisë së zhvillimit nën mbikëqyrjen e ndihmën e specialistit.

Ndonëse çdo fëmijë zhvillohet në mënyrë të ndryshme, është provuar po ashtu që, ndërhyrja/trajtimi i hershëm përmirëson dukshëm dhe shpesh herë në mënyrë befasuese. Për shembull, ndërhyrja e hershme intensive në sjellje, përmirëson procesin e të nxënit, aftësinë komunikuese dhe atë sociale në fëmijët e vegjël, që vuajnë nga çrregullimi i Spektrit Autik.

 

Add Your Comment