7 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj me ushqimin nuk është e mirë

Marrëdhënia që ne ndërtojmë me ushqimin lidhet shumë jo vetëm me pamjen tonë, por edhe me aspekte të tjera të jetës, si shëndeti fizik dhe ai mendor. Pa kuptuar, ndonjëherë mund të krijojmë një marrëdhënie të dëmshme me ushqimin, duke shkaktuar kështu shumë shqetësime.

7 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj me ushqimin nuk është e mirë

1.Harxhoni shumë kohë dhe energji mendore, duke u shqetësuar për zgjedhjet tuaja ushqimore.

2.Keni frikë nga ushqime të caktuara.

3.Nuk ndiheni rehat nëse hani në prani të personave të tjerë.

4.Arrini deri në pikën që mund të anulloni pjesëmarrjen tuaj në takime apo festa që përfshijnë ushqimin.

5.Ndjeni se nuk keni kontroll mbi veten kur bëhet fjalë për ushqimin.

6.Ndiheni shumë në faj pasi hani disa lloje të caktuara ushqimesh.

7. Pesha juaj luan një rol shumë të rëndësishëm në vetëvlerëim.

Add Your Comment