Në marrëdhëniet në çift, zënkat, keqkuptimet, debatet janë pjesë normale e jetës. Por kur bëhen prindër, prioriteti është mirërritja e fëmijëve dhe një nga gabimet më të shpeshta është t’i vendosësh ata në qendër të problemeve në çift.
Fëmijët që janë 3 mujash, 1 vjeç dhe 5 vjeç, ndiejnë të gjithë zemërimin dhe vështirësitë e prindërve.
Të rritesh në nië ambjent të tillë, mund t’i sjellë fëmijëve ankth dhe tension ditë pas dite.
Më keq akoma, nëse janë të vegjël dhe nuk arrijnë dot ta kuptojnë motivin e vërtetë të diskutimit, mund të ndiejnë veten fajtorët e kësaj grindjeje. Do të kenë mendime se prindërit po flasin me zë të lartë e me ton agresiv për fajin e tyre. Për më tepër fëmija mund të ketë frikë dhe për pasojë pagjumësi.
Fëmija gjithashtu mund të reagojë me agresivitet me të tjerët, qoftë edhe në situata lojrash.
Këto pasoja duhet t’i dinë mirë gjithë prindërit, përpara se të nisin një debat në prezencë të fëmijëve.