Sipas një studimi të autorëve të Universitetit të Guelph të Kanadasë, konsumi i të paktën një vakti në ditë me familjen nxit ngrënien e ushqimeve më të shëndetshme për të gjithë, madje edhe për fëmijët, sepse rrit konsumin e frutave dhe perimeve, duke reduktuar atë të “ushqimeve të çastit”.
Ky është kampioni i analizuar, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara në familje me prindërit, përmes një pyetësori lidhur me zakonet e të ngrënit. Përmes një pyetësori të veçantë u vlerësua edhe “funksionaliteti familjar”, shkalla e harmonisë brenda familjes, komunikimi mes anëtarëve të familjes, lidhjet e tyre dhe përfshirja afektive, mënyra se si familja zgjidhte problemet dhe kontrollonte sjelljen, për të vlerësuar se sa ndikim mund të kishin në zakonet e të ngrënit.
Nga analiza e rezultateve doli se kur në familje ekziston zakoni i mbledhjes së bashku në tryezë, adoleshentët hanë më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqim të shpejtë; meshkujt, në veçanti, pijnë më pak pije të gazuara. Ngrënia së bashku si familje, madje vetëm një herë në ditë, është gjithashtu e rëndësishme, sepse është një kohë për dialog dhe ndarje e gjërave të së përditshmes. Së fundi, përfundon Kathryn Ëalton, në mesin e autorëve të hulumtimit, “lidhjet familjare mund të forcohen dhe zakonet e shëndetshme të ngrënies mund të përcaktohen”.
Adoleshenca është një moshë vendimtare edhe nga këndvështrimi i ushqimit sepse fëmijët kanë tendencë të hanë keq dhe të marrin yndyrë.