Roli i marrëdhënieve seksuale në një martesë

A e keni vënë ndonjëherë në pikëpyetje rëndëisnë e marrëdhënieve seksuale në një martesë? Sipas studiueseve të marrëdhënieve në çift, mungesa e seksit është një nga arsyet kryesore të tradhtisë bashkëshortore.

Mungesa e seksit në çift ndodh për arsye nga më të ndryshmet si ato shëndetësore, periudha pas lindjes, ngarkesa në punë, mospërputhja fizike, qejfmbetja me njëri-tjetrin e një sërë arsyesh të tjera.

Një tjetër problematikë që shkakon një jetë seksuale të pashëndetshme e për rrjedhojë ndikon në gjithë marrëdhënien në çift, është shtirja. Nëse shtireni se gjithçka shkon mirë, me qëlli mqë të shmangni problemet, në të vërtetë, ju po i thelloni ato.

Në seks nuk ka rregulla fikse, kjo është një marrëdhënie shumë personale dhe mbi të gjitha nuk duhet të jetë e bazuar tek pozicionet, por tek frekuenca dhe mënyra si ndiheni me njëri-tjetrin.

Për të zgjidhur këtë problem, është e rëndëisishme së pari ta pranoni, pastaj të kërkoni ndihmë.

A mund të vazhdojë një martesë pa marrëdhënie seksuale?

Ka ekspertë që pendojnë se po, në rastet kur lidhja emocionale mes partnerëve është shumë e fortë. Por duhet pasur parasysh se kjo funksionon kur të dy partenrët ndihen mirë me këtë mënyrë të jetuari dhe të dy janë të kënaqur me njëri-tjetrin.

Add Your Comment