Ulja e sjelljes problematike tek çrregullimet e spektrit të autizmit, nga logopede Igresa Duka

Ulja e sjelljes problematike duke pёrdorur procedurat e pёrforcimit tё diferencuar:

Në përditshmërinë tonë si terapist përballemi me probleme të ndryshme sidomos me fëmijët me autizëm të cilët na sfidojnë shpesh me sjellje problem .Ndodh që fëmijët duke u trajtuar në mënyrë intensive zhvillojnë kapacitetin dhe mësojnë aftësi të reja por ato që ngelen shqetësim dhe sfidë e përditshme janë sjelljet problem . Por si mund një terapist i aftë të përmirësoj apo zbehi sjelljet problem të fëmijës . Pra , këto sjellje problem mund t’i përmirësojmë duke përdorur procedurat e Përforcimit të Diferencuar nga Metoda ABA .

Çfarë janë proçedurat e përforcimit të sjelljes ?
• Janë procedura të cilat shërbejnë për të ndërtuar stimuj të kushtëzuar, në shërbim të përvetësimit të sjelljes së synuar.
Përforcimi i diferencuar DR :përbëhet nga dy sjellje tё ndara:

1 – Përforcimi
2- Shuarja
Përforcim i Diferencuar DR
Pёrforcimi i vetёm njё kategorie tё pёrcaktuar sjelljesh apo pёrgjigjesh.
Nëse R konsiston në përforcimin e disa përgjigjeve dhe në mbajtjen e përforcimit të disa përgjigjeve të tjera atëherë DR con tek fenomeni i diferencimit.
• Ndёrhyrja pёr tё reduktuar sjelljen problem

Pёrforcimin e njё ose disa sjelljeve tё ndryshme nga sjellja problem.
Psh: Nёse po pёrpiqemi tё reduktojmё lёvizjet pёrsёritёse tё duarve, pёrforcojmё “duart e palёvizura” dhe nuk pёrforcojmё lёvizjet pёrsёritёse tё duarve.
Ka një sërë procedurash bazuar në DR (DRI, DRA , DRL, DRO )

• DRI –Differential Reinforcement of Incompatible Behavior
( Pёrforcim i diferencuar i sjelljes sё papёrputhshme)
Pёrforcimi i njё sjellje e cila nuk pёrputhet me sjelljen e pёrzgjedhur pёr t’u zvogёluar.

• DRA –Differential Reinforcement of Alternative Behavior
(Pёrforcim i diferencuar i sjelljes alternative)

Pёrforcimi i njё sjellje qё ёshtё alternativё e sjelljes sё pёrzgjedhur pёr zvogёlim.
Sjellja alternative dhe sjellja problematike e pёrzgjedhur NUK janё tё papёrputhshme.

• DRL –Differential Reinforcement of Low Rates of Respondin
( Pёrforcim i diferencuar i niveleve tё ulta tё tё pёrgjigjurit)

• DRO –Differential Reinforcement of Other Behavior
(Pёrforcim i diferencuar i sjelljeve tё tjera)
Japim pёrforcim kur sjellja problematike nuk ka ndodhur pёr njё kohё specifike.

Nga Igresa Duka, Logopede / Terapiste ABA

Add Your Comment