Pse duhet t’u tregojmë fëmijëve përralla?

Duke qenë se përrallat tregohen në moshë të hershme, pa më të voglin dyshim, ndikimi i tyre është shumë i madh dhe roli i tyre është përcaktues në zhvillim. Një zhvillim i shëndetshëm përfshin pa përjashtim dhe një fëmijëri të pasur me rrëfim përrallash, të cilat janë njëkohësisht argëtuese dhe jashtëzakonisht edukuese.

Fëmija ka nevojë të gjejë veten dhe të përcaktojë vendin që zë në mjedisin e tij social. Përralla e ndihmon shumë në këtë drejtim. Për më tepër, përralla jep mesazhe të domosdoshme mbi raportet njerëzore, moralin, të drejtën dhe të mirën. Sado anakronike të mendohet se është ajo, vlera edukuese e saj është e patjetërsueshme, duke qenë se është pra një nga instrumentet që më së miri e kryejnë këtë funksion.

Si një prej literaturave më tradicionale e të hershme dhe duke qenë se i përgjigjet herë në mënyrë të tërthortë e herë në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të fëmijëve, përralla ndikon direkt në socializimin e tyre dhe si një faktor orientues mbi shpjegimin e funksionimit të marrëdhënieve njerëzore.

Marrëdhënia e përrallës me fantazinë është e ndërsjelltë; në një kohë që përralla bazohet tek imagjinata, ajo ndikon pozitivisht në zhvillimin e kësaj karakteristike tek fëmijët. Një fëmije që i tregohen përralla do ta ketë fantazinë edhe më të zhvilluar sesa një bashkëmoshatar i tij i cili nuk është ekspozuar ndaj tyre.

Përralla e cila flet me fantazinë, pra me gjuhën e fëmijës, i tregon atij se kontradiktat e brendshme që ai mund të ketë por si shpreh dot, nuk qenkan vetëm të tijat individuale, por qenkan problematika më të gjera dhe të përgjithshme. Duke gjetur zgjidhje për dinamikat e brendshme ke nëpërmjet përrallave, fëmija kupton një gjë shumë të rëdësishme dhe ngushëlluese për rritjen e tij të shëndetshme ke. Ai mëson se nuk është i vetëm në përjetimet e tij dhe në skutat e pavetëdijshme. Pikërisht ky ndërgjegjësim është një komfort emocional shumë i dobishëm.

Add Your Comment