Si duhet të sillen prindërit që kanë fëmijë me ADHD?

Prindërit që kanë një fëmijë me ҫrregullimin e vëmendjes me hiperaktivitet, kanë një rol dhe përgjegjësi direkte sa i përket ndihmës që duhet t’u japin fëmijëve të tyre. Në mënyrë konkrete, ata duhet:

 

  • Të nxisin motivimin e fëmijëve, duke treguar njëkohësisht shumë durim me ta.
  • Të vendosin rregulla të qarta, të kuptueshme dhe rutina të mirëpërcaktuara.
  • Është thelbësore që mjedisi ku jeton dhe mëson fëmija të jetë shumë i organizuar, i pastër, të qetë dhe pa stimuj të panevojshëm.
  • Ta ndihmojnë me detyrat e shkollës.
  • Të përdorin materiale për të organizuar kohën (ora muri, ora me rërë apo pajisje të ngjashme).
  • Të përdorin një ditar ku të shënohen aktivitetet e përditshme të fëmijës.
  • Të mbështjellin kopertinat e librave të shkollës, fletoreve, dosjeve dhe materialeve të tjera, me ngjyra dhe formate të ndryshme, për ta ndihmuar fëmijën t’i dallojë më lehtë.
  • Të përdorin stenda/tabela/kartona muri në dhomën e fëmijës, ku shënohen oraret e aktiviteteve ditore, javore, mujore të fëmijës.
  • Ta angazhojë fëmijën me aktivitete fizike; sportet në skuadra janë nëj variant shumë i përshtatshëm.
  • Të komunikojnë me një gjuhë të thjeshtë, qartë dhe shkurt.
  • T’ja japin udhëzimet një nga një, me radhë, duke qenë se këta fëmijë kanë vështirësi të mbajnë mend shumë gjëra njëkohësisht.
  • Të mos qortojë në mënyrë të vazhdueshme sjelljet e papërshtatshme të fëmijës; ato që nuk kanë shumë pasoja të rëndësishme, më mirë të neglizhohen.
  • Të mos e qortojë në prani të të tjerëve, apo t’u tregojë atyre për “bëmat” e fëmijës (gjë të cilën fatkeqësisht prindërit e bëjnë shpesh).
  • Të përforcohen sjelljet pozitive, përpjekjet dhe përparimi që bën fëmija, duke theksuar pikat e tij të forta.
  • Të kenë një aleancë bashkëpunimi me shkollën dhe mësuesit.

Add Your Comment