Realisht, ankthi ndikon në dëshirën dhe në aktivitetin seksual. Trupi është gjatë gjithë kohës alert dhe në hipervigjilent për rreziqet e mundshme sa nuk është në gjendje të marrë parasysh aspekte të tilla si seksualiteti i vet.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe stresi kronik kanë nivele të larta të kortizolit, i cili funksionon duke shtypur hormonet seksuale që ndikojnë në libido. Si pasojë, nuk ka dëshirë për aktivitet seksual.
5 shenja sesi ankthi mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale:
- Një ereksion i plotë nuk arrihet
- Dhimbjë në penetrimit (Vaginismus), muskujt vaginalë kontraktohen aq shumë gjatë depërtimit sa marrëdhënia bëhet tepër e dhimbshme.
- Anorgasmia: vështirësi për të arritur orgazmën
- Ejakulim i parakohshëm ose i shpejtë
- Mungesë dëshire, epsh i ulët
Disa këshilla për të qenë në gjendje të trajtoni këtë situatë:
💓Përmirësoni besimin me partnerin tuaj.
- Është thelbësore që partneri juaj seksual të dijë se çfarë po ju ndodh, dhe se si ai mund t’ju ndihmojë.
- Lini stresin mënjanë. Mundohuni të ndani gjendjet e stresit nga seksi. Mund të aplikoni teknikat e relaksimit.
- Marrëdhënia seksuale nuk është detyrim. Ne nuk jemi të detyruar të bëjmë seks edhe kur nuk na pëlqen, nuk po ndihemi mirë, apo kur fizikisht, emocionalisht e psikologjikisht nuk mundemi.
- Seksi nuk është thjesht fizik. Mos harroni, se që seksi të jetë plotësisht i kënaqshëm duhet të ketë një mirëqenie themelore fizike dhe emocionale. Kujdesuni për mirëqenien tuaj emocionale dhe gjithçka do të kthehet në normalitet.
- Mos e fajësoni veten. Nëse nuk mund të keni një përgjigje të plotë seksuale, mos e fajësoni veten. Askush nuk zgjedh të jetë i mërzitur emocionalisht. Kërkoni zgjidhje në këtë drejtim.
- Merrni kohën tuaj. Lëreni trupin dhe mendjen tuaj t’i përgjigjen stimujve në mënyrë të përshtatshme.
- Kërkoni ndihmë profesionale. Kurdoherë që vuani nga nivele të larta ankthi, duhet trajtuar në mënyrën e duhur. Problemet seksuale të shoqëruara me vetë ankthin do të zgjidhen nëse trajtoni atë që e shkakton dhe burimin e vërtetë: ankthin. Prandaj mbështetuni tek partneri juaj gjatë gjithë procesit dhe kërkoni ndihmë psikologjike.