Përfitimet e fëmijëve që rriten me gjyshër

Marrëdhënia e gjyshërve me nipërit e mbesat është tepër e veçantë, e bukur dhe ngelet në kujtesën e atyre që e kanë jetuar si një përvojë shumë e shtrenjtë e fëmijërisë.

Përveç përjetimeve të bukura, duket se fëmijët e rritur me gjyshërit kanë shumë përfitime të tjera gjatë fmëiëjrisë, pro fitojnë edhe tipare personaliteti që do i ndihmojnë shumë si të rritur.

Përfitimet e fëmijëve që rriten me gjyshër:

1. Kanë më pak probleme emocionale dhe janë në gjendje të përballojnë më me lehtësi ngjarjet traumatike si për shembull nje divorc në familje.
2. Fëmijët bëhen më elastikë, për shkak të bashkëjetesës me breza të ndryhsëm. Ata janë më të aftë për të pasur gjërat nën kontroll.
3. Përshtaten më lehtësisht me moshat e tjera, gjë që do t’ju krijojë shumë lehtësi në të ardhmen kur të përballen me njerëz të brezave të ndryshëm.
4. Janë më të mbrojtur nga depresioni. Kjo është vërtetuar nga një studim i kryer në Kolegjin e Bostonit në vitin 2014, sipas të cilit fëmijët e rritur me gjyshër, kishin norma më të ulëta depresioni më vonë në jetë.
5. Gjyshërit jetojnë më gjatë, nga kërkimet shkencore rezulton se gjyshërit që kanë pranë nipër e mbesa jetojnë mesatarisht katër-pesë vite më shumë.

Add Your Comment