Nga Lindita Biraçi, psikologe
Prinder, mesues e kujdestare te femijeve te vegjel shpesh gjenden ne veshtiresi e kerkojne ndihmen e nje profesionisti ne lidhje me sjelljen apo shperthimet e femijeve ne situata te ndryshme.
Femijet kaq te embel e plot ciltersi nje cast mund te shperthejne ne sjellje te caktuara, gjate nje loje, aktiviteti, kopesht, rruge, market apo kudoqofte.
Sjellje qe vjen si pasoje e nje ndodhie apo momenti kur ai nuk merr/ben ate qe do.
Nje nga sfidat me te veshtira gjate rritjes dhe punes me femije te cdo moshe eshte:
Te dish te sillesh, ndalosh apo menaxhosh me qetesi, dashuri, durim e ne menyre te sigurt, kur ata veprojne ne menyra qe potencialisht demtojne veten dhe te tjeret.
Nje femije kur humbet kontrollin ka te ngjare te ndihet i pasigurt emocionalisht dhe fizikisht.
Pasiguria e tij shtohet dhe me shume nese i rrituri prane tij nuk e merr persiper situaten ne menyre efektive dhe te kujdesshme.
Ne ambiente ku femijet jane ne grup kjo sjellje dhe humbje kontrolli mund te inicioje imitim te saj nga femijet e tjere.
Momenti dhe menyra se si duhet dhe mund te ndalet nje femije i merzitur, agresiv dhe i pasigurt eshte nje moment delikat ku duhet reaguar me kujdes, pa shprehur merzi, zemerim apo ta besh te ndihet i turperuar per sjelljet qe ai po ben.
Disa strategji ndihmese qe ndihmojne ne zbutjen e agresionit te femijes:
- Ruaj qetesine
- Kur nje femije shpreh shume emocionalitetin e tij dhe prindrit(personat afer tij)shfaqin me shume emocione,kjo mund te rrise agresivitetin e tij.
- Perpiquni te modeloni rregullimin emocional per femijen tuaj duke shprehur qetesi ne ate cfare i thoni apo sugjeroni.
- Mos tregoni zemerim apo sjellje agresive.
- Jini neutral dhe degjoni e keshilloni ne menyre te qarte femijen tuaj duke i dhene siguri.
- Ruani momentin kur femija eshte dhe ben sjellje te mira. Duke i vene ne dukje pikerisht sjelljen e mire dhe ne momentin kur ai nuk po ben asgje te jashtezakonshme;me pelqen shume se si veprove sot. Keshtu ju e ndihmoni ate te permiresohet duke analizuar veten dhe sjelljen e tij
- Ndihmo femijen te mesoje te shprehet duke emertuar emocionet.. Psh duke i thene: une mund te them/kuptoj qe je vertet i zemeruar tani. Kjo verteton ate qe femija po ndjen dhe inkurajon shprehite verbale ne vend te atyre fizike.
- Identifiko modelet e femijes dhe shkaktaret(A ndodh kjo sjellje si dhe kur?) Punoni ne strukturimin e rutines se organizimit te kohes dhe aktiviteteve.
- Jepini paralajmerime per ndryshimet e papritura.
- Gjeni shperblime te pershtatshme. Mos u perqendroni ne shperblimet monetare apo materiale. Provoni shperblime sociale(nje kohe e kaluar ne nje vend apo aktivitetin e preferuar,shetitje,shikimi nje filmi etj) ndihmojne ne kete perballje.
Nese ndjeheni te pasigurt dhe keni nevoje per ndihme atehere kontaktoni me nje profesionist psikolog.