Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepërtë dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranuesdhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mostallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohennga shoqëria.
Përpiquni
• Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë
• Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija
• Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoronibelbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës
• Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit
• Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë
• T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që popërpiqet të thotë
• Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhepërkeqësojnë belbëzimin
• Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet
Strategji në ndihmë të mësuesit
• Përshtatja e mjedisit
• Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm nëprocesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhenë komunikim.
• Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesitdhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna .
• Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialetdhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojavespecifike të nxënësve.
• Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për tëkomunikuar me fëmijët.
Menaxhimi i sjelljes
• Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kurfëmijët me probleme gjuhësore flasin.
• Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe nëkomunikim.
• Nxisni vetëbesimin e fëmijës.
Strategji mësimdhënieje
• Vendosni një sistem sinjalesh me nxënësin. Kjo do ta ndihmojë atë që, pa tërhequr vëmendjen e klasës, t’jusinjalizojë nëse ka nevojë për ndihmë.
• Tërhiqni vëmendjen e tij duke e parë në sy dhe duke e prekur lehtë në sup, në mënyrë që t’ju dëgjojë para se tëflisni.
• Jepni udhëzime të qarta dhe të mirorganizuara.
• Bëni pyetje të shpeshta dhe merrni feedback.
• Inkurajojini këta fëmijë të nisin dhe të zhvillojnë biseda me bashkëmoshatarët e tyre duke sfiduar pasiguritë që kanë nëkëtë aspekt.
• Jini të durueshëm. Lejojeni fëmijën ta mbarojë fjalën osefjalinë.
• Vështirësitë në gjuhë dhe komunikim mund të jetëjashtëzakonisht frustuese për fëmijën.
• Pyeteni për diçka që s’e keni kuptuar dhe fëmija mund t’uathotë me fjali të shkurtra; ose tregojini për atë pjesë tëbashkëbisedimit që keni kuptuar
• Zëvëndësoni testet me gojë me ato me shkrim.
• Përforconi pozitivisht dhe stimuloni vazhdimisht zhvillimetpozitive gjuhësore të fëmijës.
• Mbani lidhje të shpeshta dhe punoni së bashku me prindërit, psikologun dhe terapistin gjuhësor
Shkruan : Igresa Duka
Logopede