Në këtë shkrim gjeni disa ide për të organizuar lojëra të thjeshta të cilat krijohen vetë dhe mund të përdoren gjatë periudhave të gjata të qëndrimit me fëmijët në shtëpi. Qëllimi kryesor është të argëtohen fëmijët, por njëkohësisht dhe për prindërit që do të zhvillojnë këto lojëra me ta, janë aktivitete dinamike!
- Tregimi i një përralle
Është një lojë e lezetshme jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit.
Nëse keni shumë fantazi mund ta krijoni ju vetë në moment, ose thjesht ta lexoni.
Ndërkohe mundohuni dhe t’i përfshini fëmijët në historinë që po lexoni, si për shembull duke i kërkuar të imitojnë ata vetë personazhet, ose duke i pyetur si i imagjnojnë ata në veshje ose në sjellje.
- Gjeje çfarë ka në kuti
Kjo lojë është e thjeshtë për t’u realizuar dhe stimulon kujtesën e fëmijës.
Merrni një kuti plastike ose kartoni, mjafton mos të jetë trasparente, dhe fusni brenda një seri objektesh që përdorni çdo ditë.
Dhe tani i takon fëmijëve, të cilët me sy të mbyllur duhet të marrin një objekt dhe të gjejnë se çfarë është.
- Lojë me plastelinë
Lojërat manuale i lejojnë fëmijëve të rrisin kreativtetin, si dhe nxisin imagjinatën.
Çfarë mund të përdorni?
Plastelinë, ose mund ta krijoni vetë në shtëpi, me ujë, miell dhe ngjyrosës.
Kjo lojë mund të bëhet bashkë me prindërit, për ta bërë sa më të këndshme.
- Thesari i fshehur në një tollumbac
Është i thjeshtë për t’u krijuar, nuk bën pis dhe mund ta improvizoni për festa, ditëlindje ose thjesht për t’u argëtuar.
Duhet të zgjidhni disa objekte, si çmim final për fëmijët, dhe duhet të jenë të vegjël meqë duhet t’i nxërë tullumbaci.
Më pas, fryjini dhe vendosini në vende të ndryshme të shtëpisë pa u parë nga fëmijët. Pasi të keni mbaruar filloni lojën me fëmijët.
- Kurorë letre
Realizimi i kurorave shumëngjyrëshe është shumë argëtues për të gjithë fëmijët dhe për ndonjë të rritur.
Është shumë i thjeshtë dhe praktik. Përgatisni disa letra me ngjyra të ndryshme të të njëjtave përmasa. Disa drejtkëndësha të paktën 20 cm të gjatë.
Bashkë me fëmijët krijoni disa unaza dhe mbyllini njëra me tjetrën me pak ngjitës, vinovil ose atak. Të gjitha këto unaza do të krijojnë një kurorë shumë ngjyrëshe.
Përgatiti: Graciela Çela