Nuk është diçka e pazakontë që motrat e vëllezërit mes njëri-tjetrit të kenë zënka që shkojnë edhe në prekje fizike mes tyre, sidomos kur diferenca mes fëmijëve është relativisht e vogël.
Shpesh prindërit nuk arrijnë ta ndalojnë përdorimin e dhunës mes fëmijëve, pavarësisht metoave që ata përdorin.
Disa mënyra që sugjerojnë psikologët për të ndaluar këto zënka:
• Përgëzoni e shpërbleni veprimet e mira të një fmëije, duke i mbajtur shënim ato. Për shembull, përgjatë një jave. Nëse fëmija nuk është sjellë mirë, ndëshkojeni duke mos e lënë të shohë programin e preferuar në televizor.
• Asnjëherë mos e toleroni apo justifikoni dhunën. Bëjani të qartë në mënyrë të vazhdueshme fëmijëve se dhuna nuk është asnjëherë mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe në rast përdorimi të saj, gjithmonë ka ndëshkim.
• Ndihmoni fëmijët të ripërcaktojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Përqëndrohuni në diferencën mes tyre, duke i thënë më të madhit të kujdeset për më të voglin dhe lavdërojeni sa herë e bën këtë.
• Në rastet kur është e mundur, shmangni situatat që sjellin episode dhune. Kjo kërkon që vazhdimisht t’i mbikqyrni fëmijët kur luajnë ose qëndrojnë në praninë e njëri-tjetrit.
Dhe gjithmonë, pjesa kryesore mbetet modeli që ju jepni. Mos prisni të rrisni një fëmijë që nu kështë i dhunshëm, nëse ju vetë si prind përdorni dhunën.