Në moshën e adoleshencës, nevojiten mesatarisht 8 deri në 10 orë gjumë, por shumë prej fëmijëve në këtë fazë, kanë probleme me gjumin. Mungesa e gjumit mund të ndikojë në përqendrimin e tyre gjatë ditës, mund të ketë lidhje me shtimin në peshë si dhe të bëhet shkak për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
Këshilla për një gjumë të rehatshëm të adoleshentëve:
Aktivitet gjatë ditës
Aktiviteti fizik ul stresin dhe ju ndihmon të qetësoheni.
Kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike
Ekspertët rekomandojnë që dhoma e gjumit të përdoret vetëm për gjumë, ose të paktën fikni të gjitha pajisjet një orë përpara orarit të gjumit.
Krijoni rutinën tuaj të gjumit
Të shkosh në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë e ndihmon trurin të pranojë gjumin. Gjithashtu të krijosh një rutinë gjumi shton dhe efektin e qetësimit.
Shmangni alkoolin, duhanin drogën
Mendimi se këto lëndë do ju falin qetësi, është i gabuar. Përkundrazi konsum i ityre do t;ju prishë gjumin gjatë natës.