Kur ankthi në adoleshencë si dhe depresioni bëhen një gjendje e qëndrueshme, rreziku i sulmit në zemër në moshën madhore bëhet më i lartë.
Hulumtimi nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë
Ndryshimet e papritura të humorit, momentet e depresionit, ankthi i fortë janë fenomene të zakonshme në adoleshencë, megjithatë kur bëhen shumë të shpeshta ato mund të kenë pasoja në shëndet, edhe pse jo të menjëhershëm. Prindërit paralajmërohen nga hulumtimi i publikuar në Kongresin ESC 2020 të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.
Studimi përfshiu 238,013 burra të lindur mes viteve 1952 dhe 1956 dhe iu nënshtruan ekzaminimeve të thelluara në moshën 18-19 vjeç si pjesë e vlerësimit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe më pas u ndoq deri në moshën 58 vjeçare përmes kartelave mjekësore spitalore. Një total prej 34,503 burrash u diagnostikuan me depresion ose ankth në adoleshencë dhe studimi zbuloi se ky çrregullim mendor shoqërohej me një rrezik 20% më të lartë për të pasur një infarkt miokardi si të rritur. Studimi është kryer vetëm tek meshkujt, por probleme të ngjashme nuk përjashtohen edhe për femrat.
Rëndësia e aktivitetit fizik
Lidhja midis sëmundjeve mendore dhe sulmit në zemër u shpjegua pjesërisht nga një rezistencë më e ulët ndaj stresit dhe zvogëlimi i aktivitetit fizik tek adoleshentët që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Në fakt, forma më e mirë fizike ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të mëvonshme të zemrës, veçanërisht nëse njerëzit mbahen në formë edhe me kalimin e viteve. Për më tepër, aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të lehtësuar disa nga pasojat negative të stresit.
Shëndeti i adoleshentëve ndonjëherë neglizhohet për shkak të mungesës së një figure specifike profesionale referuese. Rreziku është që, pa parandalimin e përshtatshëm për moshën, disa probleme shëndetësore, duke përfshirë çrregullimet mendore, do të nënvlerësohen.