Pse fëmijët duhet të luajnë sa më shumë? Nga Sidorela Karaj, psikologe.

Loja është veprimtari e rëndësishme për fëmijen, por edhe një komponent thelbësor për zhvillim. I ofron mundësi  fëmijës të argëtohet, zbavitet, eksplorojë mjedisin, ndjesitë, duke zhvilluar aftësitë e nevojshme për jetën shoqërore. Nëpermjet saj fëmija zhvillon aftësi fizike, sociale-emocionale, komunikimi apo kognitive.

Çfarë mësojnë fëmijët nëpërmjet lojës?

  • Të angazhohen në mënyrë efektive në botën përreth tyre
  • Të shprehin mendimet dhe  ndjenjat
  • I ndihmon të ndjehen të sigurt
  • Të promovojnë ide te reja dhe te eksperimentojnë
  • Rrit aftesinë e tyre në zgjidhjen e problemeve
  • Praktikojnë marrjen e vendimeve
  • Ballafaqohen dhe mësojnë të zgjidhin probleme

 

Rëndesia e lojës në zhvillimin e fëmijës

Zhvillimi fizik dhe ai motorik – Gjatë  lojës fëmija zhvillon shkathtësi, duke kryer një sërë veprimesh: zvarritje, vrapon, godet dhe hedh topin,kercen,shkruan etj. Këto lëvizje ndihmojnë fëmijën të përvetësoje shkathtësi në marrjen e vendimeve dhe në kryerjen e detyrave.

Zhvillimi social dhe emocional – Socializimi ndihmon fëmijën të  bashkëveprojë, të  ketë kontakt drejtëpërdrejtë me njerezit dhe në mjedisin jashtë shtëpise së tyre. Në aspektin emocional loja është  një lloj përgatitje për jetën e fëmijës në shoqeri dhe me të tjerët. Ata mendojnë se si të përpunojnë dhe shfaqin emocionet, ndjenjat nga lojërat.

Zhvillimi i komunikimit– Nëpërmjet lojës fëmija mëson të komunikojë, të  ndajë gjërat me të tjerët. Mëson shprehi të reja apo të parashtrojë pyetje. Ata  fitojnë ekeperienca duke bashkëpunuar dhe zhvillojnë aftësi komunikimi duke shprehur mendimet apo ndjenjat.

Zhvillimi kognitiv– Kur fëmijet luajnë kombinojnë ide dhe sjellje. Njihen me cilësinë dhe karakteristikat e objekteve. Zhvillojnë aftësinë e te menduarit. Rrisin aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve. Fëmija mëson, mendon, krijon ide.

Add Your Comment