Belbezimi nenkupton nje pengese ne rrjedhen normale te te folurit, ku personi nuk arrin te perfundoje fjalen/fjaline ne menyre te rrjedhshme. Nje pjese shume e madhe e femijeve dhe nje pjese e te rriturve kane kete problematike. Me poshte do te tregojme disa nga teknikat qe mund te perdoren per te minimizuar apo eleminuar belbezimin:
- Mos shmang te folurit
Duke qene se individet jane te ndergjegjshem per belbezimin e tyre, ne me te shumten e rasteve zgjedhin te mos flasin dhe veteizolohen. Por, kjo nuk eshte gjeja e duhur per t’u bere. Ne fakt, eshte vertetuar se shmangia e te folurit, e rendon situaten. Sfidojeni veten, pavaresisht se duket e veshtire.
- Shkruaj fjalet trigger
Me fjalet trigger ne kuptojme ato fjale ku ti belbezon me shume, rastet kur bllokohesh. Kjo te ndihmon qe te nisesh punen ne menyren e duhur.
- E folura para pasqyres
Ndani dicka duke folur para pasqyres, edhe nese jeni vetem. Kjo do ju ndihmoje per perballjen shoqerore. Mund te flisni per nje ndodhi te jetes suaj te perditshme, ashtu sikurse mund te riprodhoni nje tekst.
- Zgjatja e te folurit
Nese jeni koshiente se ne cilen pjese te fjales do te belbezoni, zgjateni fjalen derisa ta thoni mire ate.
- Kontrollo frymemarrjen
Frymemarrja dhe frymenxjerrja jane nje komponent shume i rendesishem i kontrollit te belbezimit. Merrni fryme mire para se te filloni te flisni, qetesoni veten dhe me pas filloni te flisni.
- Kenga
Eshte vertetuar se ne shumicen e rasteve, personat kur kendojne, nuk belbezojne. Keshtu qe, vishini te folures tuaj nje vije melodike.
- Kontrollo shenjat sekondare
Me shenja sekondare ne nenkuptojme: dridhjet e trupit, skuqjen e faqeve, djersitjen e duarve, frymemarrjen problematike, tiket apo uljen e kokes. Monitoroni se cilat jane shenjat tuaja sekondare dhe jini te vemendshem ndaj tyre. Reduktimi I tyre vjen si pasoje e rritjes se ndergjegjes mbi to.
- Lexoni me ze te larte
Zakonisht, preferohet qe ne fillim te jete nje poezi me rime, dhe me pas vazhdohet me fjali, dhe tekst te gjate.
- Regjistroni veten duke folur
Eshte nje metode qe ka rezultuar efektive ne nje pjese te mire te rasteve te autoterapive.
- Praktiko fjalet trigger
Fillo duke praktikuar nje nga nje, dhe me pas sebashku ne rrjedhen e te folurit. Praktiko sa me shume.
- Mbaj kontakt me sy me personin qe flet
Kjo te ndihmon te perqendrohesh tek ajo qe do thuash, redukton tensionin.
- Pranoje veten
Refuzimi dhe veteizolimi nuk jane zgjidhje. Mos i bej pjese as te zgjedhjeve tua.
- Kerko ndihme profesionale
Nese belbezimi yt persiston, kerko ndihme profesionale nga nje logopedist.
Pergatiti: SILVANA GJONI, LOGOPEDISTE