A është mirë që prindërit të konsumojnë alkool në prezencë të fëmijëve?

Sipas një raporti të Institutit të Studimeve të Alkoolit në Britani, të publikuar së fundmi, është mirë që kur prindërit konsumojnë një gotë verë, apo tjetër pijë alkoolike të mos bëjnë sikur e shijojnë shumë në prezencë të fëmijëve.

Në rast se mendoni se nuk ka problem që adoleshentët të pijnë, Departamenti i Shëndetësisë këshillon që fëmijët të kenë një jetë pa alkool deri në moshën 15 vjeçare dhe vetëm një pije në javë deri në moshën 18 vjeçare.

Prindërit shpesh mendojnë se fëmijët e tyre nuk e vërejnë pijen e tyre, por, për fat të keq ata vënë re gjithçka.

Raporti ka udhëzime të qarta për prindërit: mos promovoni alkoolin, mos flisni për rreziqet e tij si pjesë e një bisede të përgjithshme për alkoolin dhe mos bini në sy kur dilni dhe pini. Kjo pasi fëmijët tuaj do të mendojnë se është normale të pinë dhe të kenë dhimbje koke pasi kanë pirë.

Add Your Comment