Prindërit që kanë një fëmijë me crregullimin e vëmendjes me hiperaktivitet, kanë një rol dhe përgjegjësi direkte sa i përket ndihmës që duhet t’u japin fëmijëve të tyre. Në mënyrë konkrete, ata duhet:
- Të nxisin motivimin e fëmijëve, duke treguar njëkohësisht shumë durim me ta.
- Të vendosin rregulla të qarta, të kuptueshme dhe rutina të mirëpërcaktuara.
- Është thelbësore që mjedisi ku jeton dhe mëson fëmija të jetë shumë i organizuar, i pastër, të qetë dhe pa stimuj të panevojshëm.
- Ta ndihmojnë me detyrat e shkollës.
- Të përdorin materiale për të organizuar kohën (ora muri, ora me rërë apo pajisje të ngjashme).
- Të përdorin një ditar ku të shënohen aktivitetet e përditshme të fëmijës.
- Të mbështjellin kopertinat e librave të shkollës, fletoreve, dosjeve dhe materialeve të tjera, me ngjyra dhe formate të ndryshme, për ta ndihmuar fëmijën t’i dallojë më lehtë.
- Të përdorin stenda/tabela/kartona muri në dhomën e fëmijës, ku shënohen oraret e aktiviteteve ditore, javore, mujore të fëmijës.
- Ta angazhojë fëmijën me aktivitete fizike; sportet në skuadra janë nëj variant shumë i përshtatshëm.
- Të komunikojnë me një gjuhë të thjeshtë, qartë dhe shkurt.
- T’ja japin udhëzimet një nga një, me radhë, duke qenë se këta fëmijë kanë vështirësi të mbajnë mend shumë gjëra njëkohësisht.
- Të mos qortojë në mënyrë të vazhdueshme sjelljet e papërshtatshme të fëmijës; ato që nuk kanë shumë pasoja të rëndësishme, më mirë të neglizhohen.
- Të mos e qortojë në prani të të tjerëve, apo t’u tregojë atyre për “bëmat” e fëmijës (gjë të cilën fatkeqësisht prindërit e bëjnë shpesh).
- Të përforcohen sjelljet pozitive, përpjekjet dhe përparimi që bën fëmija, duke theksuar pikat e tij të forta.
- Të kenë një aleancë bashkëpunimi me shkollën dhe mësuesit.