NGA MARIGLENA MUCI
Siç përcaktohet nga Shoqata Psikologjike Amerikane, bullizmi është një lloj sjelljeje agresive, verbale, fizike, sociale ose psikologjike nga një person ose grup drejt një personi ose grupi tjetër më pak të fuqishëm, që ka për qëllim të shkaktojë dëm, shqetësim ose frikë, me dashje në raste të përsëritura. Njerëzit, mund të përjetojnë bulllizmin në çdo fazë të jetës, por më së shumti ndodh tek fëmijët në moshë shkollore. Ata mund të fillojnë të shfaqin sjellje ngacmuese që në kopësht dhe parashkollor, por nëse lihen të pakontrolluar, këto sjellje priren të përshkallëzohen dhe të rriten. Bullizmi është një sjellje, e cila nuk përfshin vetëm individin që është në “shënjestër”, por edhe nxënësit e tjerë, klimën e klasës, mësuesit, prindërit dhe komunitetin.
Sipas kërkimeve të ndryshme disa prej faktorë që ndikojnë në shfaqjen e bullizmit janë: udhëzime dhe rregulla në klasë me cilësi të ulët, sjellje të çorganizuara në classroom and school settings, and student social structures characterized by antisocial behaviors.mjediset e klasës, shkollës dhe strukturat shoqërore të nxënësve të karakterizuara nga sjelljet antisociale, mungesa e kontrollit etj të cilat kërkojnë një menaxhim gjithnjë e më të mirë.
E kështu, ndërsa bullizmi në shkolla ka filluar të marrë vëmendje të veçantë, dihet shumë pak për marrëdhënien midis menaxhimit të klasës dhe bullizmit.
Ekuilibra, të cilat nënkuptojnë idenë e një klime në klase ku mësuesi dhe nxënësit mblidhen me qëllim mësimin. Në këtë mënyrë të gjithë janë të përfshirë me qëndrime, sjellje dhe një gatishmëri për të mësuar. Pra, mësuesit shpjegojnë mësimin dhe nxënësit mësojnë, por ky ideal nuk arrihet gjithmonë.
E për këtë arsye mësuesit duhet të ndërhyjnë duke përdorur një sërë strategjish me qëllim që të krijojnë një mjedis më të qetë dhe të sigurt. Ata ndërhyjnë në mënyrë, që klasa e tyre të zhvillohet pa probleme, pa sjellje përçarëse nga nxënësit, pa dëmtuar komunikimin dhe bashkëveprimin midis tyre.
Por pyetja që shtrohet është, si mund ta realizojnë mësuesit këtë?
Roli i tyre është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, prandaj ata duhet të përpiqen që:
- të krijojnë një klimë ku të gjithë të ndihen të sigurt në praninë e mësuesit dhe klasës
- të ruajnë rendin duke vendosur rregulla, për të optimizuar sjelljen e nxënësve
- të inkurajojnë dhe vendosin vetë-kontrollin e nxënësve duke promovuar arritje dhe sjellje pozitive të tyre
- të krijojnë një mjedis bashkëpunues
- të jenë aktivë në klasë dhe jo të mendojnë se “nëse nuk sheh gjë, ngacmini nuk ndodh”
- të monitorojnë dinamikën sociale brenda klasës, për të identifikuar problematikat
- të drejtojnë vëmendjen ndaj atyre që janë më të “izoluar”
- të ndërtojnë një grup koheziv në klasë, duke i angazhur të gjithë në çështje sesi mund të menaxhojnë konfliktin
E mbi të gjitha të krijojnë një filozofi në klasë, që bullizmi është problem i të gjithëve dhe të gjithë mund të ndihmojmë në zgjidhje, zgjidhja vjen duke u përpjekur dhe jo duke e “ injoruar” atë…
Mariglena Muçi
Pedagogji e specializuar sociale