Në cilën moshë arrijmë lumturinë?

Qëllimi më i lartë në jetën tonë është me siguri për të gjithë lumturia. Megjithëse ka teori që thonë se lumturia nuk ekziston, ka vetëm copëza lumturie, ak të tejrë që lumturinë e lidhin me një nocion të së shkuarës. Por, studiuesit e fushës kanë treguar se megjithatë ekziston një periudhë në të cilën njeriu arrin kulmin e lumturisë.

Ata tregojnë se mosha që do të ndihemi më tepër të lumtur do të jetë ajo 33 vjeçare. Burimi i kësaj lumturie do të jetë sipas psikologëve, gëzimi familjar dhe ndjenjat që do të ekzistojnë mes partnerëve, pa harruar të përmendim edhe ardhjen në jetë të fëmijëve, ecurinë e mirë në karrierë që në këtë moshë zakonisht është arritur, si edhe optimizmin që e karakterizon njeriun si pasojë e pjekurisë dhe pavarësisë që ka arritur.

Psikologia angleze Donna Dawson shpjegon se në moshën 33 vjeçare njeriu ka eleminuar nga vetja naivitetin e fëmijërisë dhe rebelizmin e adoleshencës duke pasur brenda vetes tashmë një ndjenjë te fortë shprese dhe bindjeje për talentet apo aftësitë që zotëron.

Add Your Comment