Si ka ndikuar pandemia në shëndetin emocional e psikologjik të fëmijëve dhe adoleshëntëve? Rezultatet e studimeve

Ka hulumtime të shumta që nxjerrin në pah sesi nivelet e larta të stresit dhe izolimit mund të ndikojnë në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve, edhe në afat të gjatë, me efekte më të rënda për ata që gjenden në situata të varfërisë ekonomike, sociale dhe arsimore. Kjo shpjegon pse pandemia ka rrezikuar seriozisht shëndetin mendor të fëmijëve.

Çrregullime ankthi dhe nervozizmi

Ndër simptomat e ndryshme psikologjike të shqetësimit të përjetuar nga fëmijët dhe adoleshentët janë çrregullimet e ankthit, gjumi, nervozizmi, regresioni, gjithashtu për shkak të formave të ndryshme të kufizimit të autonomisë së lëvizjes, përfshirë pezullimin e ndjekjes së shkollës (mësimi on line).

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali (Iss) shqyrtoi disa studime mbi këtë temë. Këto përfshijnë një kërkim nga Universiteti i Harvardit, i kryer në mars dhe prillin e kaluar në një mostër prej 3,453 individësh (për Italinë, morën pjesë spitali pediatrik Gaslini dhe Universiteti i Xhenovës). Përsa i përket familjeve italiane me fëmijë të mitur, doli se, në 65% të fëmijëve nën 6 vjeç dhe 71% mbi 6 vjeç, kishin probleme të sjelljes dhe simptoma të regresionit.
Nën moshën 6 vjeçare, çrregullimet më të shpeshta ishin rritja e nervozizmit, çrregullimet e gjumit dhe ankthit (shqetësim, ankthi i ndarjes), ndërsa te fëmijët mbi 6 vjeç çrregullimet e ankthit, ndjenja e mungesës së ajrit mbizotëronte. Dhe problemet e gjumit.

Problemet e adoleshentëve

Sa për adoleshentët, një studim i Departamentit të Shkencave Formuese, Psikologjike dhe Komunikuese të Universitetit Suor Orsola Benincasa të Napolit të kryer në 300 studentë, zbuloi se ankthi, depresioni, ndryshimi i ritmeve të gjumit dhe sasia dhe cilësia e ushqimit ishin pasojat kryesore të urgjencës shëndetësore të koronavirusit mbi një vit tek adoleshentët.

Ajo që mund të bëjë ndryshimin është qëndrimi mbështetës i prindërve në modulimin e reagimeve emocionale të fëmijëve të tyre lidhur me stresin. Po aq i rëndësishëm është roli i mësuesve dhe profesionistëve në fushën pediatrike dhe psikologjike.

Add Your Comment